Futboll Sport

Batha e Fejzullahi në udhëkryq, Partizani nuk po u ofron rinovimin

Partizani që nga momenti kur u rikthye në Kategorinë Superiore ka pasur një vizion, triumfin në kampionat. Me këtë objektiv të ëndërruar e nisi edhe këtë edicion, por gjithcka zvaniti shumë shpejt. Demat mund të shkojnë në Europa League, por askush nuk do të buzqeshte për një sezon me shumë hijë dhe pak dritë.

Idriz Batha e Arbnor Fejzullahi, nëse këto 2 emra do të përmendeshin vetëm një sezon më parë, çdokush do të mendonte se janë 2 lojtarët të Partizanit kandidat për kombëtaren shqiptare, sot të 2 këta futbollistë janë në udhëkryq. Kontrata e tyre me kryeqytetasit përfundon në muajin qershor dhe për momentin nuk ka pasur asnjë bisedë me drejtuesit e klubit, madje dhe vetë trajneri Dalipi pak kohë më parë nuk dha garanci për askënd, madje thuajse i vendosi nën testim ata që janë në fund të marrëveshjes.

Në sfidën e fundit ndaj Flamurtarit, Batha e Fejzullahi e nisën nga stoli, ndoshta një sinjal që e ardhmja e tyre nuk do jetë flakë e kuqe. Mënyra se si do të operohet me 2 lojtarët në fjalë ndoshta do të përcaktojë edhe rrugën që do të ndjekin drejtuesit, do të vijohet me besimin tek ata që e rikthyen këtë skuadër të luftojë për objektiva të rëndësishëm, duke futur këtu edhe Alban Hoxhen i cili është ende nën kontratë por largimi i tij po përflitet prej një muaji, apo do të ndryshohet kurs dhe baza e Partizanit do të formohet nga të tjerë futbollistë, nëse ndodh kjo e dyta, atëherë demat do të rikthehen në pikën 0, për të krijuar një bazë të re me vizion të njëjtë, titullin kampion.

Related posts

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Bruyne: Me respektin më të madh po ne jemi “vetëm” Belgjika

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

Iku te PSG-ja për të fituar Championsin, tifozët e Juventusit tallen keq me Dani Alves

Q.Autor

Leave a Comment