Futboll Sport

Ahmataj nuk e bën dramë: Kemi edhe një shans

Julian Ahmataj nuk e bën dramë humbjen e Kamzës sot ndaj Laçit, teksa shpreson shumë te ndeshja e fundit ndaj Partizanit, ku do të synojë të fitojë titullin kampion. Për sfidën e sotme, trajneri i Kamzës mendon se ishin pikërisht mungesat dhe presioni i lartë, që ndikuan në performancën e skuadrës në fushën e lojës.

Çfarë ndodhi me ekipin sot?
Nëse do të ishte ndeshja e fundit, do të ishte tragjike, pasi mund të binim, por kemi edhe një shans tjetër. E patë tensionin që ishte prezent sot. Disa lojtarë me eksperiencë e mbajtën presionin, ndërsa disa të rinj nuk ia arritën. Idrizaj na prishi shumë punë, pasi me atë kishim përgatitur goditjet standarde. Mendoj se ishte një fat i keq i joni. Edhe tre ndërrimet e tjera ishin të detyruara. Nuk patëm asnjë shans për të rikuperuar skuadrën. U munduam të lëviznim brenda skuadrës me pozicionet. Duhet ta menaxhonim më mirë fundin e ndeshjes. Entuziazmi e çoi ekipin në një pikë ku nuk duhet të shkonte.

U pa një gabim tek goli i Laçit nga veteranët, ndonjë kritikë?
Ishte një disekuilibër në fund të ndeshjes, edhe nga lodhja. Ata nuk reaguan në ato momente, ndoshta edhe nga lodhja. Këtu ka qenë futboll i vërtetë deri në fund. Të dyja skuadrat e kanë luajtur deri në fund, për objektivat e tyre. Te ndeshjet e tjera, luajnë skuadra që i kanë arritur objektivat e tyre në kampionat dhe e kanë mbyllur sezonin e tyre.

Pse ngurroi Kamza të godiste portën?
Mungesa e Sebino Plakut është një përqindje e madhe për ne. Në mungesë të një sulmuesi tjetër, jemi të detyruar që qendërmbrojtësin ta çonim në sulm. Puna që duhej të bënte sulmuesi mungoi.

Related posts

VIDEO/ Udinese dhe Inter e nisin ‘furishëm’ ndeshjen, Icardi sërish protagonist

Q.Autor

CHAMPIONS/ REALI mposht Romën, Bayern me “5 yje” shkatërron Benficën

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ CAGLIARI-T/ Pirlo merr frymë lirisht, rikuperohen dy lojtarët e rëndësishëm “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment