Futboll Premier League Sport

Alberto Moreno: “Salah ka frikë, ja çfarë bën në stërvitje”

Mbrojtësi i Liverpool, Alberto Moreno, ka zbuluar se Mohamed Salah “jep vetëm 20% në stërvitje”, sepse ka frikë se mos dëmtohet. Egjiptiani ka qenë lojtari më i mirë i Liverpool në këtë sezon, me 43 gola të realizuar në total.

“Salah është i jashtëzakonshëm, – ka thënë Moreno. – Po kalon një sezon të mrekullueshëm. Mendoj se jep vetëm 20% në stërvitje, sepse ka frikë mos dëmtohet”.

Slaha ndihmoi ekipin e Klopp të arrijë në finalen e Champions League dhe 26 majin e ardhshëm do të përballet me Real Madrid në Kiev. “Akoma nuk më besohet”, ka thënë Moreno. “Duhet t’i thoni Klopp që të më aktivizojë në finale!”.

“E humba vendin e titullarit për shkak dëmtimi. Nëse do t’i hiqja një lojtar Real Madrid-t, ai do të ishte Cristiano Ronaldo”.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Brdariç: Kemi dëshirë dhe uri për t’i shkaktuar humbjen atyre

Delo.autor

PRITET REVOLUCION TEK REAL MADRIDI/ Ja 3 lojtarët që Zidane largon në merkaton e ardhshme

Delo.autor

LARGIMI I MYLERIT/ Fundi i një epoke. Bajerni i Mynihut mendon për zëvendësuesit

F.autor

Leave a Comment