Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Partizani e pëson nga pakujdesia, Maribor drejt kualifikimit

Partizani i Skënder Gegës debuton me humbje në Europa League duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Maribor në ndeshjen e vlefshme për turin e parë kualifikues. Edhe pse kishin mbështetjen e 6000 tifozëve në shkallët e stadiumit të kuqtë nuk arritën të shfrytëzon faktorin fushë. Me këtë rezultat kualifikimi duket një mision i pamundur, megjithatë gjithçka mund të ndodhë pas një jave në Slloveni.

Partizani e nisi ndeshjen në sulm dhe që në aksionin e parë të kuqtë i afrohen golit me Asanin, i cili edhe pse nga një pozicion tepër i favorshëm nuk arrin të mposhtë portierin Handanoviç, i cili e shpëton portën nga një gol i sigurt. Maribor përgjiet me Milec, i cili ka një mundësi të artë për të kaluar ekipin në avantazh, por edhe pse me portën e boshatisur bën më të vështirën duke e dërguar sferën jashtë (4’). Partizani është me fat. Në minutat në vijim loja u zhvillua më tepër në mesfushë, me skuadrat që po studionin lojën. Kur u mbushën 20’ minuta miqtë rrezikuan me Kramarič, por Hoxha e mbylli pa probleme. Partizani mundohet të organizohet me Asanin, i cili në këtë pjesë është më i rrezikshmi kur ka topin në zotërim. Gjithsesi Progni nuk arrin të jetë efikas në sulm, pavarësisht se i serviren disa topa të mirë. Miqtë e kërkojnë avantazhin me Kramarič pas një krosi në zonë nga e djathta, por topi përfundon mbi traversë 35’. Në shtesë Bajde, pati një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë për miqtë, por Hoxha priti pa vështirësi.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për miqtë që kaluan menjëherë në avantazh me anë të Bajde që zhbllokoi shifrat duke goditur nga hyrja e zonës. Mesfushori përfitoi nga një gabim i Gojković dhe nga një pozicion i favorshëm nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Hoxha (49’). Pas 10’ minutash Partizani jep sinjalin e parë në këtë pjesë me Telushin, i cili i afrohet golit pas një gjuajtje të fuqishme. Partizani luan më mirë në këto minuta dhe Bardhi ka një mundësi të artë për të kaluar “Demat e Kuq” në avantazh, por ai gabon fatalisht 63’. Progni ishte i lirë në zonë, por Bardhi tregohet egoist dhe e gjuan vetë duke humbur një mundësi të shkëlqyer. Në të 75’ miqtë kanë një tjetër mundësi të mirë, pasi të kuqtë nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Gjithsesi në këtë rast fati është me ta. Asani dhe Bardhai janë më të rrezikshëm në këto moment për të kuqtë, por pavarësisht dëshirës dhe grintës së tyre rezultati vazhdon të jetë në avantazhin e Maribor. Pavarësisht disa rasteve të rrezikshme ndeshja u mbyll me fitoren e miqve falë një pritje spektakolare të Handanović ndaj Abdurahimit në sekondat e fundit. Një fitore që i afron me kualifikimin.

Related posts

CHAMPIONS/ I papërmbajtshëm, Sulmuesi Milik ndëshkon Gent me 3 “PERLA” në 38 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Fabian Ruiz, “dhurata” e parë e De Laurentiis për “epokën” Ancelotti

Sadik.Autor

Modric do të largohet nga Real Madridi?

Sadik.Autor

Leave a Comment