Futboll Sport

Aleat i fortë për Vllazninë, klubi jep lajmin e madh

Vllaznia pret Kamzën sot në një ndeshje që vlen shumë për mbijetesën. Shkodranët kërkojnë me çdo kusht të fitojnë dhe veç premios së vendosur nga ana e deputetit Tom Doshi, një tjetër hap për të mbështetur ekipin është marrë nga ana e Bashkisë Shkodër, që financon kuqeblutë. Së fundmi është bërë me dije se hyrja në stadium sot do të jetë falas në tribunën përkarshi, vendim që pritet që të japë impaktin e vet në numrin e të pranishmëve në stadium.

“Njoftim: KF Vllaznia ju bën me dije se për ndeshjen e sotme ndaj Kamzës, që do të nisë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, hyrja e tifozëve në tribunat D (D1, D2, D3 dhe D4) do të jetë falas, pa bileta. Vetëm tribuna qendrore (A, B dhe VIP) hyrja është me bileta. Duke qenë se kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, ju ftojmë në stadium për të mbështetur Vllazninë. Eja edhe ti! Forca Vllaznia!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Takimi i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore ka marrë vlerësimin maksimal nga ana e Vllaznisë dhe e Kamzës, që kanë një diferencë prej dy pikësh mes tyre. Shkodranët kërkojnë të lënë pas në renditje skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj. Deri me tani bilanci mes dy ekipeve është i barabartë, pasi një takim ka përfunduar në barazim dhe dy takimet e tjera janë mbyllur me nga një fitore për secilin ekip.

Tifozët shihen si një aleat i fortë që Vllaznia ta kalojë me sukses këtë takim, pasi edhe Kamza realisht ka një ekip të fortë dhe për t’u vlerësuar. Sezonin e shkuar tifozët u bënë një faktor i rëndësishëm në qëndrimin e Vllaznisë në Superiore, teksa ishin të pranishëm në masë në takimin e fundit të kampionatit kundër Tiranës. Pas barazimit pa gola me bardheblutë ish-trajneri Cungu, së bashku me lojtarët dhe tifozët festuan qëndrimin në elitë.

Related posts

ZYRTARE/ Drejt konfirmimit si legjendë e klubit, Reali rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Shpërthen” festa në “Fadil Vokrri”, ylli Muriqi ndëshkon me kokë Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

Perez bisedon me Zidanen: Nuk e dëshiron këtë lojtar në skuadër

Q.Autor

Leave a Comment