Futboll Sport

Legjenda e Gjermanisë/ Hasler: Lojtarët duhet të kenë shembull këtë SUPER FUTBOLLIST

Në historinë e përfaqësueses gjermane, Tomas Hasler është një nga numrat 10 më të dashur nga tifozeria në vitet ’90. Fantazisti asokohe luajti 101 ndeshje me ekipin kombëtar derisa u largua në vitin 2001, ndërsa aktualisht argëtohet duke drejtuar një klub në kategorinë e shtatë gjermane. Sipas tij, Gjermanisë aktuale i mungon shkëlqimi pasi lojtarët nuk shfaqin pasion në fushën e lojës dhe e marrin të mirëqenë faktin se do të grumbullohen me përfaqësuesen.

“Ndoshta tani është normale të jesh pjesë e kombëtares, ndërsa atëherë duhet të luaje mirë gjatë të gjithë vitit që të të ftonin. Por nëse të jepet mundësia, atëherë të paktën vrapo dhe lufto. Këto virtyte na kanë munguar neve. Të tjerët dëshpërohen pas zhgënjimit, ne kemi shqyer prapanicën një vit në kualifikuese e pastaj zhgënjejmë keq në turne. Një gjë e tillë nuk do të në kishte ndodhur kurrë më parë. Fanella jonë duhet të mbushet me krenari, për të dhënë gjithçka për këtë komb”, ishin fjalët e tij për “Bild”.

Sipas Hasler, Joakim Lëv duhej të kishte lënë jashtë për Ligën e Kombeve shumë nga të vjetrit dhe të thërriste lojtarët e rinj, të cilët duhej të kishin vetëm një lojtar si shembull, Kristiano Ronaldon.

“Duhej të merrnim të gjithë të rinjtë nga Kupa e Konfederatave 2017. Nuk e fituan kot atë trofe. Ata e deshën dhe nuk ishin të kënaqur derisa e morën. Të gjithë futbollistët e kombëtares tonë duhet të marrin si shembull Kristiano Ronaldon. Ai nuk ndalet asnjëherë, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Pavarësisht moshës. Ai dëshiron gjithmonë të shënojë më shumë gola dhe të fitojë më shumë trofe”, shpjegoi Hasler.

Related posts

KUKËSI ZHGËNJEHET ME LOJTARIN/ Arbër Çyrbja, kalon te skuadra e dytë

Isa.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET PËR KOMBËTAREN/ Tre lojtarë humbasin ndeshjet e radhës, ja emrat…

Delo.autor

E TRISHTË/ Ish-drejtori sportiv i klubit ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment