Futboll La Liga Sport

Gareth Bale “ringjallet”, Real përshëndet “Bernabeun” duke luajtur “tenis”! (VIDEO)

Real Madrid ka fituar 6-0 ndaj Celta Vigo, me nga tre gola në çdo pjesë loje, në ndeshjen e fundit të luajtur në “Santiago Bernabeu” për këtë sezon dhe do ta mbyllë La Liga në vendin e tretë.

Gareth Bale ka udhëhequr drejt suksesit të besuarit e Zinedine Zidane, duke shënuar dy golat e parë, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo mungoi sërish për arsye shëndetësore.

Bale shënoi dy herë në 30 minutat e para të ndeshjes, duke realizuar dygolëshin e tij të katërt në këtë sezon, më mirë se në çdo vit tjetër, edhe pse ka qenë sezoni i tij më i vështirë, ku është vënë në dyshim e ardhmja dhe vendi i titullarit.

Golin e tretë, ndoshta më i bukuri i ndeshjes, e shënoi Isco, në minutën e 32-të, me një goditje nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë mbrojtësi 19-vjeçar nga Maroku, Achraf Hakimi, realizoi golin e katër për “Los Blancos”, ndërsa fitorja e tyre e thellë u konfirmua me autogolin e Sergio Gomez Sola, 15 minuta para fundit. Shifrat u bënë tenistike në minutën e 81-të me golin e Toni Kroos.

Në javën e fundit të kampionatit, Real Madrid do të luajë në fushën e Villerreal, ndërsa sezoni i tyre do të mbyllet në Kiev me finalen e madhe të Champions League kundër Liverpool.

https://www.dailymotion.com/video/x6je98h

https://www.dailymotion.com/video/x6je7zg

https://www.dailymotion.com/video/x6je648

https://www.dailymotion.com/video/x6je6b8

https://www.dailymotion.com/video/x6je54c

Related posts

Ngjallet garda e vjetër e huliganëve anglezë: Rusi bëhu gati, po vijmë!

Sadik.Autor

Warriors tregojnë dhëmbët dhe eliminojnë Rockets, tjetër finale ndaj Cavs

Sadik.Autor

Mund të ndodhë në Serie A, titulli kampion mund të vendoset me short

Sadik.Autor

Leave a Comment