Futboll Sport

Matematikisht kampionë, Skënderbeu vetëm me dy titullarë përballë Teutës

Nëntë muaj dominim në kampionat dhe një sezon që ka zgjatur jashtë normales për një skuadër shqiptare. Me fitmin matematik të titullit prej mesjavës së kaluar, në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën, ndërsa në ekip mund ti lejojnë vetes të marrin pak frymë, edhe sepse më 27 maj luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.Prej javësh Ilir Daja e ka theksuar se sapo kampionati të arkivohej, do ti jepte hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak. Një mënyrë që edhe ata të tregojnë vlerat, por mbi të gjitha pak pushim i merituar për titullarët.

Logjikë e pakundërshtueshme ajo e trajnerit, që konfirmohet edhe nga statistikat. Në Lushnje ishte ndeshja e 55 sezonale e Skënderbeut: 33 në kampionat, 8 në Kupë dhe 14 ndeshje në Europa League me rrugëtimin që nisi prej qershorit të kaluar. Praktikisht një vit kalendarik në fushë.Pas titullit të shtatë në tetë vitet e fundit, te Skënderbeu nuk fshihen dhe e pranojnë se të dielën përballë Teutës ekipi do të ndryshojë rrënjësisht. Nga senatorët në fushë pritet të jenë vetëm Osmani dhe Vangjeli.

Ne letër ky mund të jetë një avantazh për durrsakët, megjithatë rrotacioni i kundërshtarëve rrezikon të kthehet në bumerang. Si e vetmja skuadër me luksin e dy formacioneve në përbërje, edhe niveli i rezervave të Skënderbeut është i lart.Sido që të shkojë, festa në Korçë do të vazhdojë, ndërsa ekipi ka dy javë në dispozicion për të rimbushur bateritë, që ndaj Laçit të synohet fitimi për herë të parë në histori i dy trofeve sezonalë.

Related posts

Ka festë te Reali/ Cristiano Ronaldo është gati për finalen e Champions League…

Sadik.Autor

FOTO/ Villareal-Barcelona, formacionet zyrtare

Q.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milani rikthehet të kërkojë “fiksimin” e vjetër, “kuqezinjtë” kontakte me sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment