Futboll Sport

Zbërthehet Mirel Josa, Tirana dhe ”kunji” për Skënderbeun

“Kthimi i Tiranës në Superiore është një vlerë e shtuar për kampionatin tonë. Nuk kam patur kontakte të tjera me klubin bardheblu. Në filozofinë time të punës nuk ndodh diçka e tillë. Në momentin që largohem nuk kthehem më te ai ekip. Dua që t’i lë njerëzit të punojnë vetë”, – u shpreh trajneri Mirel Josa në lidhje me ish-ekipin e tij Tiranën. Josa mori drejtimin e klubit kryeqytetas në momentin që zëvendësoi teknikun Ilir Daja. Ekipi bardheblu ra nga Kategoria me Josën. Numri një i stolit u largua direkt nga drejtimi i klubit.

Karriera e tij vijoi në Kosovë, aty ku po drejton ekipin e Prishtinës. Tekniku tiranas po lufton për titullin kampion, por është mbrapa Dritës dhe duket se nuk do të ia dalë mbanë. Ish-tekniku i Skënderbeut, flet dhe për kohën kur ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe tregon si i vjen keq për dënimin e bardhekuqve.

“Skënderbeu ka patur probleme në fushë ligjore dhe më parë. Problemet u hapën me dënimin 10-vjeçar. Nuk kam folur shumë, pasi jam pyetur nga mediet si në Shqipëri dhe si në Kosovë. Më ka ardhur keq për goditjen që mori skuadra, pasi dënimin nuk po e merr individi, por po e merr klubi. Keqardhje”, – u shpreh Josa.

Related posts

NUK I DALIN NË LLOGARI 2 MILION EURO/ FSHF paralajmëron probleme për “Arenën Kombëtare”

Isa.Autor

“NUK E MOHOJ QË…”/ Balotelli: Do të rikthehem në Itali, ja skuadra ku do ta mbyll karrierën

Delo.autor

Kane te Juve? Marotta: Asnjë italiane nuk ka fuqi ta blejë

Q.Autor

Leave a Comment