Futboll La Liga Sport

Andres Inesta feston ditëlindjen e fundit si katalanas: Ja Top 5 momentet e karrierës së tij

Kapiteni i Barcelona-s feston 34-vjetorin ditën e sotme.

Andres Iniesta do të largohet zyrtarisht nga klubi në fund të sezonit pas 22 viteve magjike te Barcelona.

Iniesta ka luajtur 723 ndeshje te Barcelona dhe Barcelona B, duke shënuar 62 gola në total.

View image on Twitter
Mesfushori spanjoll ka fituar plot 34 trofe në 34 vite jetë duke përfshirë nëntë tituj në La Liga dhe katër trofe në Champions League.

Më poshtë keni 5 momentet më të rëndësishëm të karrierës së tij 16-vjeçare:

Iniestazo –  Në gjysmëfinalet e Champions League të vitit 2009, Chelsea ishte në avantazh 1-0 ndaj Barcelona-s me 10 lojtarë. Ishte goli i Iniesta-s ai që ndihmoi Barça-n të arrinte finalen ku mposhti Manchester United duke ngritur trofeun.

Stuhia e Bernabeut – Në 2009, Andres Inesta i ka dhënë Barcelona-s fitoren më të paharrueshme të historisë. Barcelona shkatërroi në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 6-2.

Përmbysja historike – Në 2017, teksa po luante ndaj Paris Saint-Germain, Barcelona ishte në disavantazh të katër golave dhe dukej se do të eliminohej nga Champions League. Por Iniesta dhe ekipi i tij përmbysën gjithçka në fitoren 6-1.

Zhbllokimi – Në finalen e Champions League të vitit 2015, ishte pasimi i mrekullueshëm i Iniesta-s që i ndihmoi Barcelona-n të fitonte 3-1 ndaj Juventus-it.

Finalja Finale – Andres Iniesta edhe njëherë tjetër, për të fundit herë te Barcelona, bëri një ndeshje fantastike duke mposhtur Sevilla-n me rezultatin 5-0 në finalen e Copa del Rey.

Related posts

JUVENTUS-NAPOLI/ Allegri i beson treshes së sulmit Chiesa-Morata-Bernardeschi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FUNDIT/ Kryengritje tek Barcelona, pas Messit një tjetër futbollist kërkon largimin. Ja emri…

Delo.autor

U KAP PËR TEJKALIM SHPEJTËSIE/ Ecte me 156 km në orë, merret vendimi për mesfushorin Ozil

Delo.autor

Leave a Comment