Futboll Seria A Sport

PAS SHUMË KËRKIMEVE PËR YLLIN/ Inter nuk do blejë lojtarin e huazuar, synon “dështakun” e “Djajve të Kuq”…

Inter nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Cedric Soares nga Southamton, të cilin e huazuan për 0.5 milionë euro dhe duhet të shtojnë 11 milionë të tjera për ta blerë përfundimisht.

Mbrojtësi i djathtë u afrua me qëllimin për të zënë vendin e Sime Vrsaljko, por dështoi duke luajtur vetëm në dy ndeshje në Europa League si titullar dhe një si zëvendësues në Kupën e Italisë. Ndërkohë D’Ambrosio është ai që gjithmonë e gjen hapësirën për të luajtur, pavarësisht tentativave të shumta për të gjetur një më të mirë se ai.

Sipas asaj që ka raportuar “Tuttosport” klubi zikaltër do e kthejë mbrapsht portugezin në fund të sezonit dhe do të paraqesë një ofertë konkrete tek Manchester United për Matteo Darmian. “Djajtë e Kuq” nuk e lënë të lirë për më pak se 12 milionë euro italianin, për të cilin ka kohë që interesohet edhe Juventus.

Ndërkohë Inter do të ofrojë 7 milionë euro, që bashkohu me bonuset pritet të kapë shifrën e 11 milionë eurove dhe United do vendosë ta lërë të largohet Darmian-in, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk kanë fund transferimet te Çelsi, “Blutë” firmosin për 7 vite e gjysmë me talentin francez

F.autor

DERBI I MANCHESTERIT/ Martial ndëshkon Kampionët e Anglisë me një “PERLË”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ITALIANËT FRENOJNË PËR BROJËN/ Dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

F.autor

Leave a Comment