Futboll La Liga Sport

Andrés Iniesta, “aktori” i fundit i “tiki takës” në “El Clásico”

Andres Iniesta mund të përballet të dielën me “El Classico”-n e fundit, Barcelona-Real Madrid, në karrierën e tij. Mesfushori “Manchego”, të cilit i kanë mbetur edhe katër ndeshje në La Liga si lojtar i Barcelonës, para se ta mbyllë karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyer në “Camp Nou”, ka qenë një klasik i “El Classico” në tri dekadat e fundit. Disa përplasje që kanë ndodhur në Champions, Kupën e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe La Liga, me “Don Andres” një protagonist në shumicën e tyre.

Bilanci i Iniesta në këto ndeshje është i favorshëm, që kur startoi në atë përplasje të largët, më 20 nëntor 2004, në “Camp Nou”. Barcelona fitoi 3-0 (me gola të Samuel Eto’o, Giovanni Van Bonckhorst dhe Ronaldinho), ku trajner ishte Frank Rijkaard. Që nga ajo klasike e parë, “Andresín”, siç e kishte atëherë nofkën, mesfushori i talentuar “Manchego” ia ka dalë të jetë shumë i suksesshëm, sa të njihet si “Don Andres”.

Në fillim, u duk se “Manchego” duhet të luftonte kundër atyre që dyshonin mbi aftësitë e tij për shkak të disa karakteristika, që janë, në fakt, pjesë e virtyteve të tij. Iniesta nisi t’i bindë të gjithë; edhe ata që mendonin se kishte një trup të brishtë, i paprojektuar për tronditje. Në të vërtetë, ky ishte një sportist i lehtë, që kishte nevojë për koordinim dhe gatishmëri në procesin e futbollit të plotë. Por, falë shpejtësisë së gjeneruar nga truri i tij, ai arriti të shfrytëzojë lëvizshmërinë, partneritetin, dredhinë dhe dinamizmin e nevojshëm për një klub si ai katalanas.

Gjenial në fushën e blertë dhe i përulur jashtë saj, virtyte që i ka ruajtur në nivelin më të lartë për shumë sezone, e ndoqën atë në një ekip elite gjatë gjithë karrierës. Shprehja maksimale në futboll, të gjitha sukseset e Iniesta, janë përmbledhur në kurrikulën e tij, veçanërisht në klasiket midis Barçës dhe Real Madridit. Bilanci i tij është 16 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje. Një “balancim” që përmirësohet, nëse shqyrtoni vetëm ndeshjet klasike të luajtura në La Liga (13 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje). Dhe kjo është edhe më e favorshme në “Santiago Bernabeu” (8 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje).

Në ato 37 përleshje mes katalanasve dhe merenguesve, në të cilat ka marrë pjesë, Andrés ka arritur 3 gola dhe 8 asiste, duke qenë më shumë se një protagonist në disa prej sukseseve të paharrueshme “barcelonista”. Për shembull, në sezonin 2008-2009, në rezultatin 2-6 në “Bernabeu”, kur Andres, Xavi Hernandez dhe Leo Messi, “tre të vegjlit”, ishin të lidhur në aksin e mesfushorit-sulmues, që likujduan Real Madridin.

Ai ishte, gjithashtu, i rëndësishëm në fitoren 5-0 të “Camp Nou”, në La Liga 2010-2011, kundër Real Madridit të José Mourinhos. Përparësia e demonstruar ishte e tillë, që shtypi ndërkombëtar pyeste nëse Pep Guardiola kishte krijuar Barcelonën më të mirë në histori. Sa për golat, i pari erdhi në kthimin e Superkupës 2011-2012. Ajo ndeshje përfundoi me një fitore 3-2 dhe Andrés hapi rezultatin në minutën e 15-të.

Dy golat e tjerë të tij në “El Classico” erdhën në La Liga. Mesfushori hapi rezultatin (7′) në rezultatin 3-4 të kampionatit (2013-2014). Ai, gjithashtu, golin e fundit e realizoi në “Chamartín”, në rezultatin 0-4 të La Liga-s (2015-2016). Me këtë rast, ai mbylli rezultatin pas golave të Luis Suárez (2) dhe Neymar.

Related posts

Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat (FOTO)

Sadik.Autor

“KAM DHËNË SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Sadiku: Prisja ftesë nga Kombëtarja…

Delo.autor

CHELSEA VË DUART NË KOKË/ Hazard: Ti më NJEH, unë kam DASHUR gjithmonë të…

Isa.Autor

Leave a Comment