Futboll Premier League Sport

E pabeshueshme/ Ja kush janë dy idhujt e Mohamed Salah?

Mohamed Salah është një nga lojtarët padyshim më të mirë të këtij sezoni futbollistik ( 2017-2018). Ylli egjiptian ka bërë një sezon fantastik me fanellën e Liverpool, ku ka shënuar 43 gola në të gjitha kompeticionet. 25-vjeçari është tashmë në qendër të vëmendjes nga media, pas formës së shkëlqyer që po kalon me gjigantët anglezë pas transferimit nga Roma në 2017-ën. Ekipe të mëdha si Real Madrid, PSG dhe Barcelona kanë shprehur interes për të marrë shërbimet e tij. Një garë e hapur mes klubeve të elitës Evropiane në merkaton e verës, por nga ana tjetër Jurgen Klopp dëshiron që t’a mbajë me patjetër në skuadër edhe për sezonin që vjen. Në një intervistë të dhënë për CNN, 25-vjeçari ka treguar se dy idhujt e tij në futboll janë Ronaldo fenomeni dhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti. Me të cilin ka pasur fatin që të luajë gjatë sezonit 2015-2017.

“E kam thënë para shumë kohësh, Ronaldo dhe Totti janë idhujt e mi. Ai është një lojtar fantastik, me shumë cilësi. Ka shumë personalitet. Është i qetë, i mrekullueshëm, shumë i qetë. Kam mësuar shumë nga ai”- ka thënë Salah për ish-legjendën e verdhekuqve.

Totti ka shënuar 307 gola në 786 ndeshje për gjigantët italianë gjatë 25 viteve karrierë si futbollist profesionist. Ronaldo gjithashtu, ishte një nga lojtarët më të mëdhenj në futbollin botëror ku ka regjistruar rekorde me PSV Eindhoven, Barcelonën, Inter Milan dhe Real Madrid. Salah ka ndihmuar ekipin e tij në Merseyside që të sigurojë finalen e Champions League së bashku me dy shokët e tij të skuadrës, Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Liverpool do të përballet me djemtë e Zinedine Zidane në Kiev më 26 maj, ku do të kërkojnë që të ngrenë këtë trofe me rendësi. Megjithatë, do të jetë padyshim një sfidë tejet e vështirë pasi madrilenët kërkojnë t’a fitojnë për të tretin vit radhazi. Vetë kapiteni, Sergio Ramos në një intervistë për “Daily Mirror” theksoi se nuk kanë frikë nga egjiptiani dhe se do të bëjnë maksimumin që t’a çojnë në Madrid trofeun e 13-të të UCL.

Related posts

Çuditë e Arsenal-PSG/ Ozil firmos kartonin e verdhë, monedha zëvendësohet me një kartë krediti

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Vjen goli i parë befasues në Maribor-Partizani 

Isa.Autor

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment