Futboll Seria A Sport

Arrihet marrëveshja, Morata në Serie A

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, është pajtuar me kushtet e ofruara për t’u kthyer në Juventus.

Sipas Rai Sport, marrëveshja është arritur mes Juventusit dhe kampit të Moratas, dhe spanjollin që është i gatshëm të pranojë ulje page për t’iu ribashkuar “Bardh e zinjve”.

Ish-sulmuesi i Real Madridit i fiton plot 9 milionë euro në sezon te Chelsea, derisa lojtari më i paguar te Juve është Gonzalo Higuain me 7.5 milionë euro në vit.

Megjithatë, transmetuesi italian paralajmëron se Chelsea mund të kërkojë t’i rifitojë përafërsisht 66 milionë eurot që i shpenzuan për Moratan verën e kaluar.

Ndër opsionet mund të jetë huazimi dyvjeçar me opsion për ta blerë më 2020.

Morata i fitoi dy tituj në Serie A me Juventusin dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve mes viteve 2014 dhe 2016.

Related posts

Spekulimet për largimin nga Chelsea, Courtois merr vendimin përfundimtar

Q.Autor

NDEZIN ANKANDIN E MERKATOS/ Pep dhe Zidane, gati të sfidohen për yllin 120 milionë euro

Delo.autor

“NUK E MERITONIM ELIMINIMIN NË EUROPA LEAGUE”/ Ibrahimovic: Duhet të vazhdojmë përpara rrugën tonë sezonale

Delo.autor

Leave a Comment