Futboll Sport

Injoroi Greqinë, nuk ftohet nga Shqipëria, flet talenti shqiptar

Disa kohë më parë, në vëmendjen e  Eduasportit.com ra lojtari Renato Ziko. Sulmuesi luan për ekipin e Platanias në Superligën greke dhe ka arritur të debutojë me këtë skuadër duke u kthyer në titullar. Në ndeshjet e fundit po merr minuta dhe ka arritur të luajë dhe si titullar. Mosha e tij është e re dhe ka të dhëna premtuese, pasi është vetëm 20 vjeç. Ai luan prej vitesh në Superligën greke dhe ka gjetur përkrahje te ekipi i Platanias, pavarësisht se nuk ka marrë shumë minuta. Këtë sezon ka luajtur në 3 ndeshje duke koleksionuar vetëm 117 minuta, 7 takime ka qëndruar në pankinë.

Interes për ne ka fakti që futbollisti kërkon të luajë me Shqipërinë. Ai ka refuzuar kombëtaren greke për vendin e tij të origjinës. Ziko flet për Eduasportin.com dhe tregon të gjithë situatën. “Më kanë injoruar nga FSHF-ja, por ky është futbolli. Luaj më shpesh dhe më fort tani. Kam injoruar ftesën e Greqisë U-18 duke pritur ftesën e Shqipërisë”, – u shpreh ai.

Ekipi i Platanias ka rënë në ligën e dytë greke dhe po u mundua që të promovojë futbollistët e rinj. Ziko e shfrytëzoi faktin se ekipi i tij ka rënë dhe të marrë sa më shumë minuta. Platanias e mbylli renditjen e klasifikimit në vendin e 16-të me vetëm 10 pikë. Ekipi grek ka siguruar rënien pas disa vitesh, ndërsa duket se Ziko nuk e ka ndërmend të qëndrojë aty.

Lojtari 20-vjeçar po mundohet të gjejë një ekip të ri për veten dhe nuk përjashtohet mundësia që në verë të transferohet në Superioren shqiptare. Ai është parë së fundmi nën praninë e menaxherit Drini Çaushi dhe kjo e lidh drejtpërdrejtë me ndonjë lëvizje drejt Superiores. Në fakt, Ziko ka moshën dhe për kombëtaren e Shpresave dhe mund të shihet nga trajneri Bushi, por fillimisht i duhet të luajë rregullisht dhe të fitojë formën e duhur.

Related posts

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Në pistën e Spielberg nis sezoni i ri, dy gara me dyer të mbyllura

Delo.autor

ZBULON NGJARJEN TRONDITËSE/ Rrëfehet Faustino Asprijas: Një narkotrafikant më kërkoi leje që të vriste portierin…

Delo.autor

TANI JANË PËR TITULL/ INTERI arrin marrëveshjen me nënkampionin e botës

Sadik.Autor

Leave a Comment