Futboll Premier League Sport

Arsenal “gjen” pasardhësin e Arsen Venger, trajneri italian shumë parë “topçinjve”

Titulli i radhës në Serie A, me përjashtim të surprizave, duhet të jetë një kartëvizitë e mjaftueshme për të zbarkuar në Premier League.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, është një hap larg “scudetto”-s së katërt radhazi në Itali dhe është përfolur më shumë se një herë për një transferim të mundshëm në Angli, veçanërisht te skuadra e Arsenal, që është në kërkim të një trajneri pasi Wenger ka bërë të ditur se do të largohet në fundin e këtij sezoni.

Një nga ata që mendojnë se trajneri i bardhezinjve do të ishte zgjedhja e duhur për londinezët është Mario Lemina, ish-lojtari i Juventus, i cili aktualisht luan në Premier League me fanellën e Southampton. Ai ka qenë nën urdhrat e Allegri-t nga 2015-a në 2017-ën.

“Allegri do t’i jepte diçka të veçantë Premier League-ës, siç ka bërë Guardiola dhe Conte para tij. Duke qenë italian, ai do t’i jepte diçka të rëndësishme, sepse është shumë i përgatitur në aspektin taktik. Mendoj se Arsenal do të bënte një goditje të madhe nëse do të zgjedhë t’i besojë Allegri-t”, ka thënë Lemina.

Pas fitores 3-2 të marrë të shtunën e kaluar kundër Inter-it, bardhezinjtë kanë shkuar katër pikë larg Napoli-t të vendit të dytë në renditje kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit. Në rast fitoreje, Juventus do të shkruante historinë e futbollit italian, duke parë se asnjë skuadër tjetër e Serisë A nuk ka arritur të fitojë shtatë herë radhazi kampionatin.

Related posts

REAL-MILAN/ Ja kur do të luhet SUPERSFIDA për TROFEUN “Santago Bernabeu”

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Vlonjatët dominojnë të parën, vendosin Bushiç e Torasa (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E SULMUESIT FRANCEZ MBETET NJË MISTER/ Ja kush do të jetë ylli që do të zëvendësojë Mbappe…

Delo.autor

Leave a Comment