Futboll Seria A Sport

Revolucion te Napoli, ja kush do të largohet pas këtij sezoni

Napoli, i ndikuar edhe nga largimi i trajnerit dhe disa prej lojtarëve. Pas një tjetër sezoni pa trofe, Aurelio De Laurentis po përgatit një revolucion te skuadra e Napolit, i ndikuar edhe nga largimi i trajnerit dhe disa prej lojtarëve.

Kështu me Sarrin që po përgatit valixhet për të ikur, presidenti napolitan synon të rikthejë në pankinë edhe njëherë trajnerin spanjoll Raffael Benitez.

Ky i fundit drejton Newcastlen në Premier League, por do të mirëpriste një rikthim në Itali, ku do të kishte mundësinë edhe njëherë për të luajtur në Europë.
Gjithashtu një sërë futbollistësh të tjerë pritet të largohen nga Napoli, me Koulibaly, Jorginho dhe Mertens në krye të listës.

Për qendërmbrojtësin ka interes nga Chelsea dhe pikërisht te blutë e Londrës napolitanët duan të marrin edhe zëvendësuesin e tij. De Laurentiis synon të sjellë në Serinë A qendërmbrojtësin brazilian David Luiz, që po gjen pak hapësira në Angli, por problem për momentin mbetet paga e lartë e tij, rreth 7 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, për Mertens nuk pritet të kërkohet zëvendësues, pasi do t’i besohet polakut Milik dhe Roberto Inglesses, që do të kthehet nga huazimi te Chievo.
Napolitanët janë në kërkim tashmë për të gjetur sulmues krahu, pasi edhe këtë sezon kuptuan se Insigne dhe Callejon nuk mund të mbajnë peshën e gjithë sezonit.

I pari që pritet t’i bashkohet Napolit, është anësori gjerman i Ajaxit, Amin Younes, ndërsa do të tentohet edhe njëherë blerja e Simone Verdit të Bolognës, që mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit.

Me verën në prag, është më se e qartë që Napoli do të ndryshojë shumë, por largimi i titullarëve të rëndësishëm do të sjellë mjaftueshëm para, për të gjetur zëvendësues të një niveli gjithashtu të lartë dhe për të mbajtur skuadrën sërish në grupin e kreut të renditjes.

 

Related posts

Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin

Sadik.Autor

“ÇMEND” RRJETIN/ Patris Evra gjen sozinë e Rio Ferdinand, është… një aktor porno

F.autor

U ARRESTUA PËR MASHTRIM FINANCIAR/ Presidenti i klubit të Serisë A merr vendimin drastik

Delo.autor

Leave a Comment