Futboll Sport

Vijon kaosi me Vllazninë B, lojtarët në shenjë proteste nuk stërviten

Vazhdon Kaosi me futbollistët e Vllaznisë B, që pretendojnë se nuk janë paguar prej 10 muajsh dhe për këtë shkak bojkotuan stërvitjen ditën e djeshme.Bojkoti ka vijuar edhe sot, pasi asnjë nga futbollistët nuk është paraqitur në stërvitje, duke qenë se askush nga Bashkia e Shkodrës nuk ka denjuar t’u ofrojë një zgjidhje atyre.

Ende nuk dihet se si do të vijojë fati i kësaj skuadre, ndërsa futbollistët kanë kërcënuar se nuk do të zbresin në fushë në ndeshjen e të shtunës ndaj Tërbunit, e cila mund të rezultojë deçizive sa i përket mbijetesës në Kategorinë e Parë.

Megjithatë në ‘djepin’ e futbollit shqiptar, situata nuk është aspak komode, pasi kujtojmë që edhe skuadra e parë, Vllaznia lufton për mbijetesë për të tretin vit radhazi.

Related posts

“DO TË MBETENI NJËRI PREJ NESH”/ Mikpritje e ngrohtë e Mourinhos në Milano nga ana e tifozëve të…

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK CHAMPIONSIN/ Është zyrtare, merret vendimi për Barcelona-Napoli

Delo.autor

“KATALANASIT” DËSHTUAN NË FUSHË/ Por tifozja e Barcelonës “TËRBON” fansat me linjat e saj “BOMBASTIKE” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment