Futboll Sport

“Vrasësi serial” Ramos ka përdorur të njëjtën teknikë në finalen e 2017-ës (VIDEO)

Një tifoz i Liverpool, akoma i mërzitur me Ramos pasi dëmtoi Mo Salah në finalen e Champions League, mesa duket ka gjetur një pamje tepër interesante ku mbrojtësi rrëzon me dashje kundërshtarin.

Kapiteni i Real Madrid u rrëzua në mënyrë të çuditshme me yllin e Liverpool teksa po konkurronin për një top të humbur në pjesën e parë të ndeshjes. Dyshja u kap përkrahu dhe si pasojë Salah nxori shpatullën.

Dhe një pamje filmike e finales së vitit të kaluar  ndaj Juventus ka përforcuar argumentin se Ramos e ka bërë me dashje atë bllokim krahu.

Klipi tregon Ramos duke bërë të njëjtën gjë ndaj Dani Alves përpara se të rrëzoheshin në tokë.

Ishte një kopje identike e asaj që i bëri Salah për disa tifozë të Liverpool duke konfirmuar se Ramos është një mjeshtër i arteve të errëta.

Related posts

Milan do të presi skuadrën Sassuolo pas atij barazimi zhgënjyes në derbi

Sadik.Autor

Napoli kërkon 120 milion euro për Koulibaly

Sadik.Autor

UDHËTIM I VËSHTIRË NË BEOGRAD/ Mbappe: Ne duhet të luajmë me intensitet dhe dëshirë atje

Isa.Autor

Leave a Comment