Futboll Sport

Me pikët e humbura ndaj Lushnjës, Teuta mund të “luftonte” për Europën

Nga Lushnja te Lushnja. Ky sezon ka qenë një rrugëtim i gjatë për Teutën. I nisur me ambicien për të luajtur në Europë, ndërsa tashmë duhet formalizuar mbijetesa mes më të mirëve. Përpos ulje-gritjeve gjatë kampionatit, më tepër se kushdo në ecurinë e durrsakëve ka ndikuar Lushnja. Skuadra e kthyer në elitë, por që nuk kishte forcën dhe bëri shumë pak për të luftuar të qëndronte.

Pikët me këtë kundërshtar në letër shumë prej skuadrave i konsideronin të sigurta, por Lushnja u kthye në makth për Teutën. Një humbje dhe një barazim në ndeshjet e dy fazave të para. Praktikisht pesë pikë të humbura në gjysmën e parë të sezonit. Pikë me të cilat sot “Djemtë e Detit” do ta shihnin veten në garën për kupat e Europës.

Lushnja përfaqëson për Teutën pengun e asaj çfarë mund dhe duhej të ishte bërë më mirë në këtë kampionat. Megjithatë, myzeqarët kanë ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në garën e skuadrës së Begejas për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Suksesi i 18 marsit të kaluar, 3-2 në Lushnjë, i ndihmoi durrsakët që të riktheheshin vrullshëm në garën për mbijetesë.

Ajo fitore që erdhi pas barazimeve me Partizanin dhe Skënderbeun i hapi rrugën serisë pozitive më të mirë të kampionatit. Nga Lushnja te Lushnja, në nëntë javët e fundit Teuta ka koleksionuar 6 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Përballë “lagunarëve” tashmë në Niko Dovana janë përgatitur për festën e mbijetesës. Një fitore do të vuloste qëndrimin në Kategorinë Superiore. Pavarësisht të gjithave, një tjetër objektiv i realizuar për Teutën.

Related posts

Low: Gotze është djegur, u pendova kur i thashë se duhet të tregonte se ishte më i mirë se Messi!

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mancini: Liga e Kombeve nuk është prioritet i Italisë

Isa.Autor

ALAVES-BARCELONA/ Pas një gafe nga portieri Neto, Rioja ZHBLLOKON sfidën ndaj “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment