Futboll Seria A Sport

Roma vendos çmimin për mesfushorin Nainggolan

Roma do të ishte gati të shiste Radja Nainggolan tek Inter për 40 milionë euro, por edhe Napoli është i interesuar.

E ardhmja e lojtarit të përfaqësueses belge mbetet në dyshim, megjithëse ai ka rinovuar verën e kaluar një kontratë deri më 2021.

Sipas Mediaset Premium dhe Corriere dello Sport, mbërritja e Bryan Cristante nga Atalanta për 30 mln euro do të thotë se Roma është gati të shesë mesfushorin.

Çmimi që duhet paguar është 40 milionë euro dhe Inter kërkon me çdo kusht të ribashkojë Nainggolan me ish-trajnerin e tij Luciano Spalletti.

Një transferim do të ishte i mundshëm vetëm gjatë korrikut, për shkak të Fair Play Financiar.

Ndërkohë, Corriere dello Sport pretendon se Dries Mertens kërkon ta bindë të provojë një aventurë të re te Napoli.

Gjithsesi, presidenti De Laurentiis nuk kërkon të paguajë një shumë aq të lartë për lojtarin.

Related posts

Nga “burgu” tek tripleta ndaj Spanjës, historia fantastike Ronaldos brenda pak orëve

Sadik.Autor

EFEKT DOMINO/ Largimi i Mbappe trazon kartat, në lojë futet edhe Harry Kane

F.autor

TRUKIMET E NDESHJEVE NË SPANJË/ Përfshijnë edhe ndeshjen e Serisë A, ja momenti nga penalltia e dyshuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment