Europa League Futboll Sport UEFA

Atletico Madrid-Marseille, në Lyon vendoset njëri nga titujt e Europës

E nisi në Champions, por e shikon veten në “stacionin” e fundit të Ligës së Europës. Aty ku nuk pritej, Europa do të përfundojë sot për Atletico Madridin: në Lyon, 2500 kilometra larg nga Kievi. Skuadra e Diego Simeones synon të fitojë Ligën e Europës, konkurrencën speciale për “rojiblanco”.

Për shtëpitë e basteve, Atletico Madrid ka qenë gjithmonë favorit. Por, ama, Olimpique Marseille e ndan atë nga titulli. Një rival në letër inferior, por në një ndeshjeje të vetme, finale, kurrë nuk i dihet. Skuadra e njohur franceze është gati për sakrificën e fundit, atë më të madhen.

Mënyra e saj për të arritur në këtë përfundim e tregon këtë. Rruga e saj ka qenë e gjatë. Ajo filloi më 27 korrik, në raundin e tretë paraprak, kundër belgëve të Oostende. Atletico Madrid ishte ende duke menduar për finalen e Kievit, atë të Champions-it.

Por rrugët e Zotit janë të padepërtueshme dhe ato të futbollit më shumë. Kujtoni topin e Saul në Romë, që nuk donte të hynte në rrjetë. Shënoi dy herë në Qarabag. Por, u rendit i treti në grupin përkatës të Champions-it, duke e ndryshuar kursin për në Lyon.

Rruga e të besuarve të Simeones në “Europa League”, përveç kthimit me Sporting në Lisbonë dhe ndeshjes së parë kundër Arsenalit, ishte e lehtë. Në finale, përballë spanjollëve është Marseille. Një rival i vështirë. Sepse kjo është një Marseille e ndërtuar mbi 14 vite urie europiane.

Dhe, që nga nisja e kësaj rruge, më 27 korrik, nuk ka ndalur së prishuri pengesat për të arritur këtu: 18 ndeshje. Faza e grupit: Braga, Athletic, Leipzig dhe Salzburg. “Ne kemi të njëjtën të drejtë për të ëndërruar, – tha Zubizarreta, drejtori sportiv dhe shtylla e projektit të Frank McCourt, manjatit amerikan, i cili arriti në vitin 2016 për të hequr pluhurin e viteve mungesë suksesesh.

Related posts

White: Do ta dënojmë McGregor pasi gjykata të marrë vendimin

Sadik.Autor

KALON TESTIN NË MIQËSORE/ Pirlo e nis me fitore aventurën si trajner i Juventus

Delo.autor

RIKTHIM PAS 9 MUAJSH/ Barcelona i befason të gjithë me listën e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment