Sport Të tjera

“ATP Madrid Masters”, kualifikohen Djokoviç e Raoniç

Novak Djokoviç e nis mbarë Turneun Masters të Madridit. Tenisti serb, që është duke punuar për t’u rikthyer në formën më të mirë të tij pas operacionit në bërryl, u kualifikua për në raundin e dytë të këtij aktivititeti, teksa mundi Kei Nishikorin me rezultatin 2-0, duke regjistruar fitoren e tij të 12 kundrejt japonezit, në 14 ndeshje të zhvilluara me të.

Djokoviç i fitoi setet ndaj Nishikorit me rezultatin 7-5 dhe 6-4, e në raundin e dytë do të ndeshet me fituesin e çiftit Edmund-Medvedev.

Për në raundin tjetër u kualifikua edhe Milos Raoniç, i cili eliminoi argjentinasin Kicker me rezultatin 2-0. Raoniç nuk e pati shumë të vështirë sfidën me Kicker dhe i mbylli setet 6-3 dhe 6-2. Kundërshtari i radhës për tenistin kanadez në turneun Masters të Madridit është bullgari Grigor Dimitrov.

Feliciano Lopez fitoi derbin spanjoll me Andujar, për të vijuar aventurën e tij në turneun madrilen. Lopezit iu deshën dy sete për të mposhtur bashkëkombasin e tij. Setin e parë, Lopez e fitoi pas “tie break”-ut 7-6, ndërsa në të dytin e pati më të lehtë, duke e mbyllur 6-3.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, Barcelona i ofron Coutinho-n klubit…

Delo.autor

Marcelo: E vështirë të gjesh motivim, kur nuk lufton për asnjë trofe!

Delo.autor

KONTRATA/ Ronaldo do përfitojë tek Juventusi më shumë se 5 lojtarët me të paguar

Isa.Autor

Leave a Comment