Futboll Gossip Sport

Balotelli-Neguesha, mosmarrëveshjet përfundojnë në rrjetet sociale

Dikur të fejuar, një marrëdhënie që zgjati vetëm dy vite mes 2012-2014-s, tashmë të ndarë dhe jo në mënyrë paqësore, duke mos mbetur miq me njëri-tjetrin.

Këtë e demostron edhe grindja e bujshme në rrjetet sociale që ka pasur për protagonistë dy ish-të dashuruarit.Shkaktare e zemërimit publik të modeles belge, Fanny Neguesha, ishte pikërisht një “storie” e publikuar në “Instagram” nga SuperMario Balotelli, me përmbajtje një deklaratë të Pablo Escobarit.

“Paratë nuk i blejnë gratë, por bëjnë k*rvat të dashurohen”. Një reagim aspak etik, që solli për pasojë një kundërreagim të furishëm.“Nëse do të ishe një person i zoti do ta kishe gjetur një femër të vërtetë. Boll i bëre të gjitha ‘të përdala’. Je ti ai që i kërkon ato… e këtu flas pa dashakeqësi, sepse jam e dashuruar dhe e lumtur”.

Gjithsesi, reagimi nuk përfundon me kaq.“Gjëja më e trishtë është se, edhe me gjithë ato parà që ke nuk i bind femrat të rrinë me ty. A ke ndonjë shpjegim pse?”. Replika e sulmuesit italian të Nicës nuk vonoi, por shpërtheu fuqishëm ndaj ish-it të tij dhe partneres aktuale të Mario Lemina, ish-futbollist i Juventusit.

“Kam dy fëmijë të shkëlqyer dhe, falë Zotit, nëna e tyre nuk je ti. Motivi? Sepse të jesh një grua e thjeshtë, me vlera dhe e edukuar, nuk është pjesë e planeve të tua dhe as ka për të qenë. Megjithatë, nëse do të duash të thuash ndonjëherë të vërtetën, këtu më ke, por mendoj se është më mirë të mos flasësh. Nuk i shkatërroj unë familjet. S’e di pse e kapin vetëm me ty. Muratorë, postierë, kamerierë… shkoni tentojeni, se mbase do të keni një mundësi me të. Asaj nuk i pëlqen fama dhe paratë, por ka gjithmonë një njeri që mund t’ia dalë me të”.

Related posts

“STRAKOSHA, SARAÇINESKA E LAZIOS”/ “Gardiani” shqiptar bën superheroin, ja vlerësimi nga mediat italiane

Delo.autor

DËMTOHET MBROJTËSI SHQIPTAR/ I nënshtrohet operacionin dhe mungon deri në tetor

Delo.autor

LIVE/ Moldavi-Shqipëri. Bare dyfishon rezultatin

Delo.autor

Leave a Comment