Formula 1 Sport

Si Max Verstappen e çon Daniel Ricciardon te Ferrari në fund të sezonit

“Çdo vit diçka mund të ndryshojë dhe nuk dua të ul moralin poshtë për katër vite dhe më pas të them ‘Nuk dua ta bëj këtë gjë më’. Idealja është të firmos kontratë 2-vjeçare. Mendoj se për dy vite mund të ndihem rehat dhe më pas të shoh se çfarë ndodh”. Kjo është një deklaratë e kahershme e pilotit të Red Bull, Daniel Ricciardo-s. Australiani i skuderisë austriake kërkon të luftojë për titullin kampion dhe normalisht që kërkon të shkojë aty ku i ofrohet kjo mundësi.

Në garën e fundit në Baku të Azerbajxhanit pati një përplasje mes Max Verstappen dhe Ricciardo-s, çka mund të ndikojë në vendimin e këtij të fundit për të ardhmen. I duhet të vendosë nëse do të qëndrojë te Red Bull, apo do të largohet dhe interesimi për të nuk mungon. Ferrari është skuderia që e do pilotin australian. Gjithsesi situata është e qartë dhe nga ana e “kokëkuqes” nuk ka një konfirmimin për Ricciardo-n te skuderia italiane.

Piloti i Red Bull pritet që shumë shpejt të vendosë, pasi edhe skuderia aktuale për të cilën garon kërkon të dijë se çfarë planesh ka për të ardhmen, në mënyrë që të gjejnë edhe një zëvendësues. Ricciardo po pret të mësojë se sa kompetitiv do të jetë Red Bull-i në të ardhmen dhe pasi ta vlerësojë këtë, atëherë do të marrë edhe një vendim për të ardhmen.

DUELI ME VERSTAPPEN – Konkurrenca e Riçiardo-s me shokun e tij të skuadrës paralelizohet me duelin që kishin në të shkuarën Alain Prost dhe Ayrton Senna, që garonin për McLaren në periudhën 1988-1989. Francezi, kur e kuptoi që nuk mund të gjente gjuhën e përbashkët për të luftuar me shokun e skuadrës, vendosi të largohej dhe të shkonte drejt Ferrari-t. Në fakt për Ricciardo-n situata nuk është e njëjtë me dyshen e lartpërmendur, pasi ata për katër vite luftuan mes tyre për titullin kampion. Në rastin konkret kemi të bëjmë me dy pilotë që vështirë të përshtaten në luftën për titull, ndaj edhe australiani mund të largohet dhe Ferrari nga ana tjetër e pret.

Related posts

“SERIE A ËSHTË SHUMË…”/ Lukaku “refuzon” City-n, zbulon sekretin e Belgjikës dhe parashikon fituesin e NBA

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” NISIN FAZËN PËRGATITORE/ Solskjaer pret edhe 3 përforcime, ja emrat

Delo.autor

NJË GOL QË DO TË MBETET HISTORIKE ME SPANJËN/ Albasete nderon Iniestën, ja surpriza e madhe

Delo.autor

Leave a Comment