Futboll Premier League Sport

Klopp piketon yllin e Juves, nëse detyrohet të shesë Mohamed Salah

Liverpool do të shikojë për të nënshkruar me yllin e Juventusit, Paulo Dybala, kësaj vere, nëse Real Madridi të provojë me sukses të marrë Mohamed Salah. Kështu raporton TMW (transfermarketweb), sajti i specializuar për merkaton në futboll. “Reds” hezitojnë të marrin në konsideratë ofertat për autorin e 43 golave në këtë sezon, por janë të vetëdijshëm për interesin gjithnjë e në rritje për shërbimet e tij.

Si rezultat, planet emergjente po hartohen dhe ndërkombëtari argjentinas i gjigandëve të Torinos është shfaqur si opsion favorit nga Jurgen Klopp, për të mbushur boshllëkun që mund të lërë Salah në “Anfield”. Në fakt, lojtari i Juventusit është pjesë e një liste dëshirash ku përfshihen edhe Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City.

24-vjeçari po mendon aktualisht të largohet nga bardhezinjtë pas tri sezonesh, pavarësisht se është në marrëveshje me ta deri në qershor 2022. Ai shihet si “kundërpeshë” nga dy klube, për momentin: njëri është Atletico Madrid, që e do argjentinasin, nëse Antoine Griezmann largohet; tjetri është Liverpool, i gatshëm ta rrëmbejë, nëse Mohamed Salah largohet nga “Anfield”. Gjigantët italianë, megjithatë, nuk do ta lënë Dybala të largohet për më pak se 120 milionë euro.

Related posts

SFIDAT E MARSIT PËR “KATAR 2022″/ Mësoni ndeshjet dhe kur rikthehet në fushë Kategoria Superiore…

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 21 NË SUPERIORE/ Kukësi vazhdon në krye, Tirana ruan hapin. Kampionët ngjiten në podium

Delo.autor

Levandovski “ul” kokën, dhe i kërkon klubit ta mbështesë

Isa.Autor

Leave a Comment