Futboll Sport

Barazim vëllazëror midis Shqipëri-Kosovë për 15-vjeçarët

Barazim miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës së 15-vjeçarëve, me përballjen e” Elbasan Arenës” që u mbyll në barazim 1-1. Miqësorja vëllazërore për ekipet e moshave ishte plot ritëm ndërsa nuk munguan as episodet e diskutueshme për një penallti të dhënë në favor të Shqipërisë  dhe një gol të anulluar për Kosovën (. Pjesa e parë ishte përgjithësisht e ekuilibruar ndërsa në pjesën e dytë Kosova u shfaq më mirë pavarësisht se golin e parë e gjetën kuqezinjtë e vegjël falë një 11-metërshi të fituar nga Mezani dhe të kthyer në gol nga Eugen Sulaj.

Në disavantazh Kosova kërkoi me ngulm golin dhe e gjeti në të 53-tën me Elvin Jasharin por poziconi i këtij të fundit u cilësua si i parregullt. Në të 57-tën golit ju afrua dhe Nishori me një goditje nga distanca, ndërsa në të 61-tën Yllnor Tahiri mundi të barazojë rezultatin pas një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës.

Në minutat e mbetura Kosova pati dhe një mundësi të mirë me Rexhepin  por Bekteshi mundi të presë duke ruajtur barazimin ndërsa në të 74-trën Shqipëria ju afrua golit por topi u largua mbi vijën fatale. Kjo ishte vetëm miqësorja e parë sepse pas  2 ditësh në datën 5 maj, Shqipëria dhe Kosova do të sfidojnë sërish njëra-tjetrën këtë herë në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Related posts

Halep: Gjithçka duket irreale, kisha vite që e ëndërroja këtë moment

Sadik.Autor

RASTE TË SHTUARA ME KORONAVIRUSI NË PORTUGALI/ Ceferin siguron: Konfident për mbylljen pozitive të sezonit

Delo.autor

PREKËSE/ KHABIB PËRLOT me dedikimin e fundit pas fitores së madhe me Mc Gregor (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment