Futboll Sport

Kukësi me mungesa, ndaj Lushnjës momenti i të rinjve

Megjithatë kampionët që refuzuan të ‘shkurorëzoheshin’ në përballjen direkte javën e kaluar, tashmë deri në fund duhet të konfirmohen në vendin e dytë, por gjithashtu të përfitojnë ndonjë element nga të rinjtë.

Në përballjen e së shtunës ndaj Lushnjës, trajneri Peter Pacult ka të konfirmuara dy mungesa të rëndësishme, pasi qendërmbrojtësi Albi Alla dhe mesfushori Elton Kale kanë plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë.

Dy lojtarëve të skualifikuar i shtohet edhe kapiteni Ylli Shameti, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe ndaj Lushnjës trajneri austriak nuk ka dëshirë të rrezikojë me aktivizimin e tij të parakohshëm.

Ashtu siç ka bërë të ditur timonieri i kampionëve pritet t’i japë më shumë hapësirë të rinjve. Në ndeshjet e fundit janë aktivizuar me radhë duke marrë minuta lojtarë të cilët kanë qëndruar më së shumti në stol dhe në tribunë gjatë sezonit, si Ardit Peposhi, Valon Et’hemi, Lavdrim Ebipi apo edhe Kristi Joti. Disa minuta mund të ketë edhe për Maldin Ymerajn dhe Albi Koldashin, futbollistë që shihen me interes për të ardhmen.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Bundesliga përgatitet për rinisjen e sezonit, ja kur vendos kancelarja Merkel!

Delo.autor

A MUND TË BËHET SI NEYMAR? Ja përgjigja e Casemiros për shokun e skuadrës

Delo.autor

UEFA mund të përjashtojë klubin e njohur nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment