Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ SPANJËS/ Sulmuesi Chiesa: Bukur të sfidoj Moratën, por dua edhe një fitore për…

Federiko Kiezës i mungoi vetëm goli kundër Belgjikës, por ndoshta atë do ta kërkojë kundër Spanjës. Sulmuesi i Italisë do të gjejë përballë të martën shokun e tij te Juventusi, Alvaro Moratën, ndonëse në kokën e 23-vjeçarit është vetëm fitorja dhe avancimi në finale, një detyrim ky për t’ia dedikuar shokut të përfaqësueses, Leonardo Spinacolës, pas atij dëmtimi shumë të rëndë përballë “Djajve të Kuq”.

“Nuk ka dyshime që kjo do të jetë një ndeshje shumë herë më e vështirë sesa me Belgjikën, duke qenë se edhe në meny është finalja, ajo që të gjithë donim dhe ëndërronim përpara se të nisnim këtë udhëtim.

Pastaj, kemi një detyrim më shumë për ta fituar me çdo kusht për sfidën me Spanjën, pasi ndaj Belgjikës humbëm një shok, një prej lojtarëve që ka ndikuar më shumë tek Italia për të mbërritur deri në gjysmëfinale.

Ndaj, si unë ashtu sikurse e gjithë skuadra kërkon një fitore për Leonardo Spinacolën, për t’ia bërë më të lehta dhimbjet që po ndjen.

Një duel në distancë me Moratën? Do të jetë bukur të sfidoj Alvaron, por Spanja nuk është vetëm ai. Edhe ata bazojnë lojën e tyre te zotërimi i topit dhe nisjet në shpejtësi, por ne nuk i kemi frikë”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ALAVESIT/ Solari: Ky lojtar na ka ndriçuar gjithnjë, nuk mendojmë për…

Delo.autor

GODITJA NË KOKË/ “Djali i karatesë” Muller kryen faullin më të ASHPËR të vitit (VIDEO)

Isa.Autor

DITA VENDIMTARE PO AFRON/ Liverpooli përgatit ofertën 40 milionë euro për sulmuesin e Gjermanisë

Delo.autor

Leave a Comment