Futboll La Liga Sport

Barcelona merr përgjigjen që dëshironte nga ylli francez

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka konfirmuar se dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët e La Liga. Francezi është në bisedime me klubin për zgjatjen e kontratës së tij në “Camp Nou”, mes zërave që e lidhin me një transferim te Manchester United, pasi trajneri portugez Jose Mourinho është i interesuar ta nënshkruajë atë.

Umtiti ka një klauzolë relativisht të ulët të lirimit prej 60 milionë eurosh dhe Barça kuptohet se është e nevojshme për të rritur klauzolën e tij të largimit, në mënyrë që klubet e interesuar të tërhiqen sërish dhe 24-vjeçari e ka bërë të qartë se ku e sheh të ardhmen e tij. Duke folur për L’Equipe, mbrojtësi francez u shpreh: “Është e qartë se unë dua të rinovoj me Barcelonën dhe shpresoj që të jem në ekipin e ardhshëm. Unë jam në një klub që më ka realizuar ëndrrën time për të luajtur këtu. Jam ende në kontratë për momentin, kështu që ose do të duhet të më përzënë, ose do të largohem kur të vendos une”.

Duke folur javën e kaluar, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu zbuloi se klubi po përpiqet të arrijë një ekuilibër me kërkesën e pagës së Umtiti dhe strukturën e pagave të klubit. “Umtiti ka një kontratë. Ne po flasim me të për ta rinovuar atë”, i tha ai radiostacionit “RAC1”. “Ne përpiqemi të mbajmë një strukturë pagash, që ka një harmoni të caktuar. Ne do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje për shkak se ai ka pasur një sezon të mirë. Gjëja e rëndësishme është që ne të punojmë në paqe”, shtoi presidenti i katalanasve. Dembele ka luajtur 1,126 minuta në 23 ndeshje konkurruese në sezonin 2017/2018, duke shënuar katër gola (tre në La Liga dhe një në Champions) si dhe ka dhënë edhe gjashtë asiste.

Related posts

Manchester City merr kapitenin e Francës U-18, konsiderohet si pasardhësi i Kante

Isa.Autor

“INTER ËSHTË I QETË NË ASPEKTIN FINANCIAR”/ Marotta: Onana zëvendësues të Handanovic? Portier interesant, por…

Delo.autor

FUTBOLL/ Rrëfehet Higuan: Ja personi që ia dedikoj rikthimin te goli

Q.Autor

Leave a Comment