Moto GP Sport

MOTO GP/ Ducati divorcon me Lorenzo: Kemi gati zëvendësuesin

Në fund të këtij sezoni, spanjolli Jorge Lorenzo do të largohet nga Ducati, një bashkëpunim që nuk dha frutet që priteshin. Për asnjë moment piloti spanjoll nuk arriti të përshtatej me motorin italian, duke mos fituar ende asnjë garë në një vit e gjysmë. Ndaj dhe divorci mes palëve është i paevitueshëm, gjë që konfirmohet nga Claudio Domenicali, administratori i motorit italian.

Lorenzo është një pilot i madh, por që nuk arriti për asnjë moment të marrë më të mirën nga motori ynë. Ducati është një motor që ka shumë pika force, por deri më sot, as piloti dhe as inxhinierët nuk kanë arritur që të gjejnë një të përbashkët, për të treguar talentin e pilotit. Kjo është keqardhja më e madhe për ne”, tha Domenicali.

Kjo deklaratë e shefit të motorit italian do të thotë që dikush tjetër do të zërë vendin e Jorge Lorenzo të Ducati sezonin tjetër. Por kush do të jetë ai? “Është një pilot me të cilin kemi nisur bisedimet dhe që do të kthejë te skuadra ekuilibrin e munguar. Por Andrea Dovizioso do të mbetet piloti ynë i parë, pika e referimit edhe për sezonin e ardhshëm”, tha shefi i Ducatit.

Related posts

Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni deri sa të mbarojë Botërori

Sadik.Autor

MBAN NUMRIN 12, POR NË “WEMBLEY” FESTOI ME 12/ Mesfushori Pessina: Goli im, si një… pikturë

Delo.autor

NOTARJA SEKSI/ Dua të ftoj RONALDON për një NATË, më pëlqen të bëj…

Isa.Autor

Leave a Comment