Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI DALIPI NË “LUFTË” ME KOHËN/ Dyndje lojtarësh në provë te Luftëtari

Dy ditë nga starti i përgatitjeve verore te Luftëtari ka një dyndje lojtarësh në provë. Trajneri Klevis Dalip, nga dje ka nisur të praktikojë dy seanca në ditë. Krahas emrave që u shfaqën në ditën e parë të përgatitjeve, dje ekipit i janë shtuar të tjerë lojtarë në provë.

Bëhet fjalë për Gernand Shametin, Arjan Zenelin, Klinti Qaton, Ahmet Dushajn, Paulo Goxhin, Median Sulën dhe Realdo Pulën. Ndërsa pjesë e ekipit në fazë testimi janë edhe Englis Kodra, Reno Stavre, Valentino Baro, Andon Karabina, Regild Zeneli, Geraldo Salaria, Geraldo Haska, Kabir Tahiraga. Të gjithë këta lojtarë kanë qenë në të kaluarën pjesë e skuadrave të Superiores, Kategorisë së Parë, ndërsa disa kanë luajtur edhe në Ligat e Dyta në Greqi dhe Itali.

Në seancën e pasdites së djeshme u shfaqën edhe dy mbrojtës që kanë luajtur në Greqi së fundmi, pikërisht Jorgo Meksi dhe Aleksandër Rexho. Bëhet fjalë për lojtarë të afirmuar, madje i pari ka qenë pjesë e Panioniosit, por që Dalipi më parë duhet t’i shikojë në “aksion”.

Në këto dy ditë, krahas ushtrimeve të karakterit aerobik dhe vrapimeve, nuk ka vonuar për të testuar lojtarët. Me lojtarët e skuadrës së sezonit të fundit si formacion bazë në fragmente kohore të shkurtra Dalipi aktivizoi edhe pjesën më të madhe të të rinjve në provë. Trajneri është shfaqur kritik hera-herës, teksa kërkonte qarkullim të shpejtë të topit. Dalipi u ka tërhequr vëmendjen edhe portierëve.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME YLLIN ALACANTARA/ Ferdinand: Donte të vinte tek Manchester United, por zgjodhën…

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG arrin marrëveshjen me Arsene Wenger, ja roli i ri

Delo.autor

SKADON AFATI I LICENSIMEVE NË EUROPË/ FSHF merr vendimin, ja 3 klubet në ankth

Delo.autor

Leave a Comment