Futboll La Liga Sport

Barcelona – Real Madrid, 10 yjet që do t’i mungojnë “El Clasicos”

Edhe pse vëmëndjen më të madhe në duelin më spektakolar të planetit, Real Madrid-Barcelona e merr dyshja Ronaldo Messi, në të kaluarën janë edhe individW të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre. Futbollistë të ndryshëm kanë lënë gjurmët e tyre në El Clasico dhe disa prej tyre që kanë lënë gjurmë nuk janë më pjesë e Realit dhe Barcelonës dhe që me shumë gjasa kjo lloj sfide u mungon jo pak.

Një prej lojtarve më kontravers në radhët e Los Blancos ka qënë mbrojtësi Pepe. Portugezi është ndeshur 23 herë me blaugranat ku ndër to 10 herë ka arritur të dalë fitues 4 barazime dhe 9 humbje. Shpesh herë është shfaqur si vendimatar në repartin difensiv dhe shpesh herë si njeri konfliktual.

Neymar u largua nga Barcelona sezonin e kaluar. Edhe pse nuk është më pjesë e katalansve, hija e tij qëndron aty. Në El Clasico ai ka mundur t’i shënojë tre gola Realit. Braziliani mund të jetë sërish protagonist në Spanjë, por ndoshta këtë herë me fanellën e Los Blancos, me zërat e merkatos që e lidhin gjithnjë e më shumë të ardhmen e tij në rradhët e klubit mbretëror, transmeton SS.

Mascherano është një tjetër protagonist i cili në total ka luajtur 20 El Clasico. Thelbësor për skemat e blaugranave dhe shpesh si i vlerësuar si njeriu që dinte se si të përcillte qetësi tek skuadra në momente të vështira. Personaliteti i tij i mungon Barçws.

James Rodriguez për aq kohë sa qëndroi tek Reali i Madridit mundi të fitonte vetëm një El Clasico dhe dy humbje. Zidane nuk e shihte atë si një alternativë të mirë, vendim që ndoshta mund të konsiderohet i ekzagjeruar.

Fabio Coentrao ishte titullar absolut në formacionin e klubit merengues. Ka luajtur 10 El Clasico, 7 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime. Në sezonin 2013-14 asisiti i golit të fitores i realizuar nga Gareth Bale në finalen e Kupës së Mbretit pikërisht ndaj Barcelonës erdhi nga këmbët e portugezit.

Related posts

REALIZOI DOPIETË PËR 2 MINUTA/ Dortmund “fabrikë” talentesh, ylli 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë

Delo.autor

DERBI/ Partizani lë Elbasanin dhe niset drejt kryeqytetit, zbulohet formacioni zyrtar

Isa.Autor

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Babai rreh trajnerin se nuk i futi në ndeshje djalin, ndërhyn policia

Sadik.Autor

Leave a Comment