Futboll Sport

KA ARRITUR AKORDIN ME APOLONINË/ Debutimi i Shaqirit në stolin e fierakëve mund të vonojë

Apolonia nuk po gjen stabilitet në Superiore, kjo sa i përket stafit teknik. Nga fillimi i punës gjatë fazës përgatitore verore dhe deri më sot, pas përfundimit të javës së 10-të, katër janë trajnerët që e kanë drejtuar skuadrën fierake. Gjithçka nisi me Artan Mërgjyshin, që i ngjiti në elitë, më pas ekipi u drejtua nga italiani Xhovani Kolela, që ia la stafetën ndihmësit Nikolin Çoçlli dhe në dy javët e fundit Apolonia u drejtua nga trajneri provizor, Bledar Borova. Por shpresohet që shumë shpejt të emërohet trajneri i ri, ose i pesti në radhë për këtë sezon. Artim Shaqiri pritet të jetë trajneri i ri i Apolonisë.

Mes palëve është arritur akordi dhe firma mbetet formalitet, pasi të saktësohen disa detaje mes trajnerit nga Struga dhe drejtuesve të Apolonisë. Nga burime të sigurta nga klubi fierak, “Panorama Sport” ka mësuar se Artim Shaqiri ka udhëtuar dje drejt Shqipërisë, për të parë ndeshjen në stadium, por është vonuar dhe nga burimet mësohet se ai e ka ndjekur takimin Apolonia-Vllaznia bashkë me presidentin fierak, përmes televizorit.

Shaqiri do të bëhet kështu trajneri i pestë në pankinën fierake gjatë këtij kampionati dhe pritet që të merret me vëzhgimin e skuadrës dhe përgatitjet për ndeshjen kundër Bylisit, edhe pse mendohet që edhe kundër mallakastriotëve të drejtojë Borova.

Related posts

TRIUMFI BEFASUES/ Ç’bëri MODRIC më shumë sesaXAVI e Iniesta, apo PUSHTETI i…

Isa.Autor

Napoli, hidhërimi i Sarrit: Nuk e meritoja të likuidohesha duke shikuar TV

Sadik.Autor

ARRIHET AKORDI/ Mbrojtësi i Bylisit një hap larg Dinamos

F.autor

Leave a Comment