Futboll Sport

KLAUZOLAT E ÇUDITSHME NË FUTBOLL/ Nga Ibrahimovic mbret i qytetit te bonusi për karton dhe këpucët e kuqe

Klauzolat e çuditshme që ishin vendosur në kontratën e Lionel Mesit kanë ngjallur kuriozitetin e mediave për të sjellë në vëmendje të tjera kushte absurde në kontrata. Helikopterë, klauzola antikafshim apo të ndalosh të veshësh këpucë të kuqe. Këto janë disa prej tyre:

* Kilië Mbape në vitin 2017 kërkoi që PSG-ja të përfshinte në kontratë një klauzolë ku ai të përfitonte 30 milionë euro nga fitorja e “Topit të Artë”. Klubi e refuzoi.

* Në qershorin e vitit 2014, Barcelona transferoi Luis Suarezin nga Liverpuli. Në kontratë kishte edhe një klauzolë “antikafshim”, pasi uruguaiani vite pas veprimit të shëmtuar ndaj Xhorxho Kielinit. Barça do t’i ulte rrogën nëse ndodhte diçka e tillë dhe futbollisti pezullohej për një kohë të gjatë.

* Atletiko e Madridit shiti Serxho Agueron në vitin 2011 te Mançester Siti, por pretendon 250 mijë euro për çdo 5 gola të shënuar. Për momentin jemi në kuotën e 12.8 milionë eurove.

* Përpara se Bekham të transferohej në Milano, bashkëshortja e tij u sigurua që të kishin: një helikopter 24 orë, një palestër, një pishinë termale, një kuzhinier personal dhe një stilist flokësh.

* Zhervinjo ishte pranë kalimit tek Al Xhazira në vitin 2015 dhe kërkoi nga klubi një helikopter, një plazh privat dhe bileta avioni për familjarët e tij.

* Liverpuli do t’i ofronte Balotelit 1 milion euro më shumë në rast se ai nuk merrte 3 kartonë të kuq gjatë sezonit.

* Kur Ronaldinjo ishte pranë Beshiktashit kërkoi nga klubi turk 7 bileta në muaj Turqi-Brazil për vete dhe familjarët e tij. Ai gjithashtu donte një celular dhe një telefon fiks që të paguheshin nga klubi.

* Ish-lojtari danez Daniel Ager në vitin 2014 shkon te Brondi dhe kërkon që gjatë ndeshjeve të publikohet në reklama kompania e tij private. “Kloagger” ishte kompania që merrej me kanalizimet.

* Kur Rafael van der Vart u transferua te Betisi, kishte një pikë në kontratë ku nuk duhet të vishte këpucë të kuqe. Motivi? Kjo ishte ngjyra e rivalëve historikë të Sevijes.

* E kujtoni frikën e Denis Berkmapit nga avionët? Holandezi i vendosi një kusht Arsenalit që do të udhëtonte me avion vetëm kur ishte e nevojshme.

* Hugo Loris fiton edhe kur Totenhemi i tij humbet… Kur ai luan, klauzola i garanton 4 mijë sterlina, ndërsa kjo shifër dyfishohet kur skuadra e tij fiton.

* Nga edhe nga këto oferta për humor. Skuadra Rot Vajs Oberhausen, ekip në kategorinë e katërt gjermane, i ofroi Ibrës që do ta bënte mbret të qytetit dhe qyteti do të qeverisej me monarki.

Related posts

NIS REVOLUCIONIN “ZIKALTËR” NGA THEMELET/ Marotta gati 60 milionë euro për dy yjet e Premier…

Delo.autor

Veliu bëhet çështje te Flamurtari

Sadik.Autor

U SHKARKUA NGA FEDERATA E MALIT TË ZI/ Trajneri Ljubisa Tumbakovic pranë stolit të Serbisë

Delo.autor

Leave a Comment