Bundesliga Futboll Sport

Bayern sot feston titullin, presidenti Hoenes zbulon merkaton

Presidenti i Bayern-it të Mynihut, Uli Hoenes, ka përjashtuar afrimin e një lojtari të shtrenjtë në verë. “Ne nuk do të investojmë më shumë, por do të bëjmë lojtarët tanë për të luajtur më mirë se dje”, tha Hoenes. Kur u pyet nëse ai përjashton një transferim të madh në periudhën e merkatos së verës, 66-vjeçari u përgjigj: “Po”.

Përveç kësaj, presidenti i Bayern-it komentoi: “Ne kemi nevojë për një ose dy lojtarë që luajnë mirë në ndeshje të rëndësishme dhe jo kur luajmë kundër kundërshtarëve më të dobët dhe ne duhet të punojmë për këtë”.

Deri më tani pritet që sezonin e ardhshëm të afrohet Leon Goretzka, i cili ka marrë ftesën për të qenë në Botëror, ndërkohë që do të kthehen nga huazimi Serge Gnabry dhe Renato Sanches.

Ndër të tjera Hoenes komentoi finalen e kupës, të cilën Bayern e humbi 1-3 ndaj Eintracht Frankfurt: “Më duket për të ardhur keq që kjo ndeshje ishte relativisht e dobët nga ekipi jonë, sepse një sezon i madh u mbyll me një fund që nuk e ka merituar. Frankfurti e ka fituar dhe e ka merituar Kupën dje”.

Related posts

E ARDHMJA E MESSIT NË AJËR/ Nuk ka vend për… kontratën

Delo.autor

TRAGJEDIA NË GENOA/ Shikoni KARIKATURËN e ditës që bashkoi tifozët e skuadrave rivale (FOTO)

Isa.Autor

2019 VIT “MAGJIK”/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin turk (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment