Futboll Sport

Begeja: Skuadra bëri çdo gjë mirë, jetojmë me llogari

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja u shfaq mjaft i lumtur jo vetëm për fitoren e sotme ndaj Partizanit, por edhe për impenjimin e treguar nga skuadra e tij. Tekniku durrsak theksoi se nëse do të ruhet ky shpirt gare, Teuta mund t’ia dalë të mbijetojë.

A ishte kjo fitorja më e rëndësishme e këtij sezoni?
Sigurisht që është një fitore shumë e madhe, për vetë pozitat ku jemi dhe pas hapit fals që bëmë me Kamzën në fushën tonë. Skuadra sot më pëlqeu, pasi tregoi shpirt gare dhe luftoi për çdo top, duke kryer me përpikëri të gjithë detyrat që u ngarkova. Gjithsesi mbetet në kuadrin e një fitoreje, pasi kemi ende punë, duke filluar nga kjo javë me Kukësin.

A besoni se do të ruani këtë impenjim?
Kjo skuadër nuk ka cilësi individuale, por vetëm forcën e grupit, siç u pa edhe sot. Nëse do të ruajmë këtë forcë grupi dhe do ta nxjerrim në pah, patjetër që do t’ia dalim të arrijmë objektivin.

Keni bërë llogaritë sa pikë ju duhen për të mbijetuar?
Ne jetojmë me llogaritë në këtë periudhë, por rëndësi ka që të bëjmë sa më mirë në ndeshjet tona dhe të shpresojmë edhe në gabimet e kundërshtarëve tanë.

Related posts

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare debuton me gol, shënon me klubin e ri

Q.Autor

Guardiola i shtang të gjithë: Sasuolo, një ekip model. Unë trajner në Itali? Pse jo…

Isa.Autor

“GJAHTARËT E GOLIT”/ ICARDI i përgjigjet VIERIT: Keni qenë gjithmonë një…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment