Futboll Shqipëri Sport

I fortë është, spektakël e bëjnë”/ SUPERSPORT dështon në transmetimin e supersfidës së Korçës

Në këto momente luhet në Korçë krytendeshja e javës mes Skënderbeut dhe Kukësit. Rezultati është 1-0 për vendasit me gol të Nazmi Gripshi. Ndeshja po luhet me një ritëm shumë të lartë, kjo edhe për meritë të skuadrës së Orges Shehit, por ne po shohim me aq sa kemi mundësi, sepse promoja e famshme nga Supersport “E fortë është, spektakël e bëjmë” nuk po funksionon.

Deri më tani transmetimi është ndërprerë shumë herë. 30 minutat e parë të ndeshjes janë transmetuar vetëm me ndërprerje, ndërsa, pasi Muzaka humbi penalltinë, transmetimi është ndërprerë dhe nuk është rikthyer përsëri.

Supersport ka të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve, ndërsa vendi është në epokën dixhitale, por të gjithë ata që paguajnë, hasen me probleme të tilla, kur në fakt diçka e tillë nuk duhet të ndodhte në asnjë mënyrë. Ka përfunduar pjesa e parë dhe transmetimi i ndeshjes nuk është rikthyer ende.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Thatësirë që pas derbit, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 takimet e fundit

Delo.autor

“KEMI MARRË SHUMË KRITIKA NGA TIFOZËT”/ Menaxheri i Lukaku-t: Lamtumira nga Inter? Ja si është e vërteta…

Delo.autor

Leave a Comment