Futboll Sport

Bie Vllaznia apo Kamza? Të gjithë me sy e veshë në aksin Korçë-Tiranë

Kategoria Superiore jep sot verdiktet e fundit, pasi luhet java përmbyllëse e sezonit 2017-2018. Sigurisht që vëmendja kryesore është në aksin Korçë-Tiranë, ku do të zhvillohen dy përballjet më të rëndësishme, Skënderbeu-Vllaznia dhe Partizani-Kamza, dy transferta për dy ekipet që janë në garë për qëndrimin në Superiore.

Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës Vllaznia është e detyruar të fitojë, me shumë nundësi edhe me diferencë golash ndaj kampionëve të Shqipërisë, por edhe kjo mund të mos mjaftojë për qëndrimin kuqebluve në elitën e futbollit shqiptar. Kamza, që luan me Partizanit, ka dy pikë më shumë dhe nëse fiton ndaj të kuqve e bën të pavlefshme suksesin e shkodranëve në Korçë me çfarëdolloj rezultati.

Nëse Kamza merr një pikë, Vllaznia duhet të fitojë me diferencë golash, madje në varësi të barazimit që mund të arrihet në kryqytet, mund t’i duhet të shënojë 4 apo më shumë gola. Kjo e mërkurë është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e Vllaznisë, që mbetet klubi i vetëm në vend që nuk ka rënë kurrë nga kategoria. 90 minuta plot ankth, me sytë e veshët e një qyteti të tërë vetëm nga futbolli.

Related posts

U TRANSFERUA TEK INTERI/ Cedric prezantohet me një paralajmërim për Ronaldon

Delo.autor

Napoli i interesuar për mesfushorin e Bayernit

Sadik.Autor

Njihuni me mjeshtrat e goditjeve të lira në Bundesliga

Sadik.Autor

Leave a Comment