Champions League Futboll Sport

“Bild”: Si ka mundësi që arbitrat nuk e panë?

Gazeta gjermane “Bild” nuk arrin të shpjegojë dot se si 3 arbitra të ndeshjes Real Madrid-Bayern Munchen nuk e panë dot prekjen e topit me dorë brenda në zonë nga ana e Marcelos, në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Me një foto ku tregohet shumë qartë pozicioni i arbitrit kryesor, atij anësor dhe gjyqtarit pas porte, “Bild” thotë se të paktën njëri prej tyre duhet ta kishte parë dhe penalltia duhej të ishte dhënë.

Vetë Marcelo u tregua i sinqertë në deklaratën e tij pas ndeshjes: “E preka topin me dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën. Arbitri nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”.

Ndeshja Real-Bayern përfundoi me rezultatin 2-2 dhe madrilenët arritën finalen e tretë radhazi në Champions League.

Related posts

“DO KISHTE DITELINDJEN”/ Luis Enrique prek me dedikimin për vajzën: Kudo të jesh, të puth e dashur

F.autor

Shqiptari “ÇMEND” serbët në Vjenë, shikoni çfarë u bë me flamurin kuq e zi (VIDEO)

Isa.Autor

ANTONIO CONTE TEK INTER/ Del Piero kujton deklaratën e vitit 2013: Nuk habitem!

Delo.autor

Leave a Comment