Futboll Sport

Italia, ja si ndryshon strategjia e Azzurëve nën drejtimin e Mancinit

Roberto Mancini është i gatshëm të largohet nga Zenit Saint Petersburg, pasi shihet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Paraprakisht raportohet se akordi mes Mancinit dhe Federatës është arritur për një kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin e Katarit më 2022-shin, ndërsa paga do të jetë 2 milionë euro për atë dhe stafin e tij, plus bonuset mbi arritjen e objektivave. Bashkë me Mancinin, në stolin e Italisë do të ulen edhe bashkëpunëtorët e tij Gregucci e Salsano, si dhe përgatitësi atletik, Carminati.

Alternativat e tjera janë Ranieri (Nantes) ose Di Biagio, i cili mund të rikthehet në ekipin Kombëtar U-21 ose mund të marrë drejtimin e Bolonjës, Cagliarit, Spal dhe Beneventos sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport. Gazeta e njohur sportive italiane ka parashikuar gjithashtu se si mund te jete italia e drejtuar nga Mancini.

Ekipi i Mancinit– Ka shumë të ngjarë që Balotelli të rikthet në ekip, që me shumë mundësi do të jetë pas Belotti-t dhe Immobile-s në hierarkinë e sulmit. Golashënuesi më i mirë i Lazios, në “bokse” për probleme fizike, ka gjasa të mos jetë në dispozicion për miqësorët e fundit të sezonit me Arabinë Saudite, Francën dhe Holandën.

Por edhe mungesat e tjera si Conti, Spinazzola, De Sciglio, Verratti dhe Gagliardini. Do të ketë vetëm një vend titullari për mesfushor të avancuar në sistemin e lojës 4-2-3-1 ose 4-3-3, përveç nëse vendoset për 4-4-2. Lojtarët e krahut janë: Candreva, Bernardeschi, Verdi, Chiesa, Insigne, El Shaarawy, Politano dhe Berardi. Tre të parët mund të përshtaten gjithashtu edhe si trekuartist të qendrës, ku bën pjesë edhe Cristante. Në mesin e fushës do të jetë përsëri De Rossi me Pellegrini-n, në mbrojtje senatori tjetër Chiellini.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Gol në sekondat e fundit, Musta dyfishon shifrat (VIDEO)

Delo.autor

DALJA HUQ E TIJ NË NDESHJEN KUNDËR ROMËS/ Arturo Vidal, “nxënësi” që po ia nxin faqen “mësuesit” Conte

Delo.autor

Roma-Liverpool, verdhekuqtë besojnë në mrekullinë e dytë në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment