Sport Të tjera

Boris Becker: “Tenistët janë të detyruar të luajnë shumë për shkak të sponsorëve”

Ish-tenisti Boris Becker, një nga legjendat e këtij sporti dhe më pas trajneri tenistit serb Novak Djokovic, ka deklaruar se dëmtimet e shpeshta të tenistëve kushtëzohen edhe nga fakti se sponsorët e tyre kërkojnë që sportistët të luajnë në sa më shumë evente. “Ndonjëherë tenisti luan në një event shumë herë, pasi është vërtet i dashuruar me atë. Por shpesh ndodh që tenistët sot luajnë në turne anonimë edhe për shkak se janë të detyruar prej sponsorëve. Kjo i detyron tenistët që shpesh të marrin vendime të gabuara, pasi lodhen e dëmtohen”, tha Becker.

Më tej, ish-tenisti gjerman shprehet: “Sot, Nadal e Federer e menaxhojnë më mirë këtë situatë. Edhe pse kanë patur dëmtime, vazhdojnë të luajnë edhe pse janë mbi 30 vjeç dhe janë të suksesshëm. Kjo duhet të inkurajojë edhe rivalët e tyre si Murray e Djokovic. Ata nuk janë më 18-vjeçarë, kur mendojnë se janë të palodhur, sot është ndryshe për të katërt. Nuk mund të qëndrojnë shumë orë duke luajtur tenis apo duke u stërvitur, pasi trupi ndryshon. Ndaj ata duhet të bëjnë një programim më të mirë të eventeve, për të qenë gjithnjë fitues”, u shpreh Becker.

Related posts

U MPOSHTËN NGA LAZIO/ Ronaldo i bashkohet motivit të ekipit: Le të vazhdojmë deri në fund…

Delo.autor

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Klopp befason me zgjedhjen e tij, ja vendimi që merr

Delo.autor

Rruga e Milanit për në Europë varet nga Etrit Berisha, Gattuso rrezikon shumë!

Sadik.Autor

Leave a Comment