Futboll Seria A Sport

Merkatoja te Napoli nis nga porta, Ancelotti kërkon më të mirin e momentit

Napoli si duket i ka planet e qarta për merkaton lidhur me hyrje-daljet që do të ndodhin për sezonin e ardhshëm. Me emërimin e Carlo Ancelottit në krye të skuadrës, duket se drejtuesit e klubit italian po bëjnë çdo të gjë që është e mundur për të zbritur “Zonjën e Vjetër” nga “froni”.

Emrat e mundshëm për tu afruar te Napoli janë të shumta, por merkatoja pritet të nisë nga porta. Pas largimit të Pepe Reinës, Anceloti ka shprehur dëshirën për të sjellë në itali Rui Patrício-n, “gardianin” e Sportingut të Lisbonës.

Paraqitja pozitive në kampionat por dhe në kompeticionet europiane, kanë bërë që drejtuesit e Napolit ta mendojnë Patricion si zgjedhjen ideale. Edhe pse 30-vjeç, tekniku italian ka shprehur dëshirën që për sezonin e ardshëm, portughezi t’i bashkohet Napolit me çdo çmim.

Related posts

Reagimi i Skënderbeut: Duam pafajësi absolute, s’pranojmë marrëveshje

Q.Autor

SHTANGU BOTËN E FUTBOLLIT ME FITOREN NDAJ REALIT/ Kur Sherif Tiraspol mposhtej nga Kukësi në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË ZOT I FUTBOLLIT NË PRISHTINË”/ Portali serb i thur elozhe Vedat Muriqit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment