Futboll Sport

Botërori 2018/ Brazili në ankth, Neymar kryen teste mjekësore

Ylli i Brazilit, Neymar i është nënshtruar testeve mjekësore këtë javë, në mënyrë që të bindë të gjithë se do të jetë i gatshëm fizikisht për të luajtur në finalet e Botërorit Rusi 2018. Sulmuesi humbi pjesën e dytë të sezonit për shkak të frakturës së një kocke gjatë një ndeshjeje në kampionatin francez me Paris Saint Germain.

Në fakt, kishte dyshime të forta për gjendje fizike të 26-vjeçarit para turneut madhor, por tashmë duket se këto dyshime janë fshirë dhe ai është gati të udhëheqë kombëtaren në kompeticionin më të rëndësishëm në planet. Në muajin shkurt, Neymar u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes mes PSG dhe rivalëve historikë në Ligue 1, Marseille.

Kampionët e Francës ishin duke fituar me më rezultatin 3-0 kur Neymar u rrëzua çuditshëm në fushë pas një ndërhyrjeje të Bouna Sarr. Që në momentin e parë u kuptua se ishte diçka serioze, pasi Neymar kishe dhimbje të forta dhe u detyrua të dilte nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor të klubit të Parisit.

Diagnoza ishte thyerje e kockës metatarsale dhe ndrydhje e kaviljes, duke e detyruar sulmuesin që niste një proces të gjatë rehabilitimi, që duke se po mbyllet me një fund të lumtur. Këtë javë Neymar dha sinjalet pozitive që të gjithë prisnin, duke siguruar se do të jenë në finalet e Botërorit, teksa fotot e fundit gjatë testeve mjekësore me stafin e kombëtares braziliane tregojnë qartë se problemet fizike janë lënë pas krahëve.

Ylli brazilian ka mbajtur të informuar vazhdimisht fansat e tij për fazën e rehabilitimit përmes postimeve të shpeshta në rrjetet sociale, ku së fundmi ka publikuar edhe një video duke u stërvitur normalisht me topin. Sipas axhendës, Brazili do të përballet në dy miqësore me Kroacinë dhe Austrinë pas pak ditësh përpara se të nisë fushatën e Botërorit me duelin e parë ndaj Zvicrës më 17 qershor. Në mënyrë që të kalojnë fazën e grupeve, Neymar me shokë duhet të heqin qafe Serbinë, Kosta Rikën dhe Svzirën në Grupin E

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Griezmann shfryn zemërimin e tij dhe ndëshkon Osasuna-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Futbollisti i Dortmund i “mbyll derën” kuqezinjve: Nuk largohem

Delo.autor

“TOPI I ARTË” 2019/ Drogba është i veçantë, shikoni si i ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment