Futboll Seria A Sport

Kornja që solli Champions-in, mbrojtësi zikaltër: Do futesha në fushë edhe pa zëvendësim

Emocionet e fitores dhe dëshira për të qenë prezent në një ndeshje të tillë kanë bërë që Andrea Ranokia të “dalë nga vetja” në fundin e saj. I intervistuar nga mediat italiane, mbrojtësi zikaltër tregon se kishte një parandjenjë se ajo korne ishte vendimtare për ndeshjen.

“Do të futesha patjetër në fushë, edhe nëse Spaleti nuk do të pranonte. E dija që ai moment ishte vendimtar për ndeshjen dhe doja të isha në fushë”, tregon Ranokia, duke qeshur. Ish-kapiteni zikaltër u shtri në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe e shijoi pafund këtë kualifikim. Ai ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar gjatë kësaj kohe, por ia doli të merrte vlerësimet e tifozëve të skuadrës.

Related posts

“VETËM NËSE FITOJMË NDAJ ANGLISË QUHEN SUKSESE”/ Mancini karikon “axurrët”: Sekreti i kësaj Italie është…

Delo.autor

CHELSEA-ZENIT/ Kampionët e Europës synojnë që të arrijnë sa më larg (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SITUATË KOMIKE TEK JUVENTUS/ Shikoni si Quadrado dhe Morata i punojnë rreng shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment