Futboll Sport

Botërori 2018/ Federata me superpremio nëse Brazili fiton titullin

Futbollistët e Brazilit dhe stafi teknik do të përfitojnë secili nga 861 mijë euro, nëse arrijnë që të dalin kampionë bote në Rusi 2018. Federata braziliane e futbollit vendosi që t’u japë këtë shpërblim futbollistëve, i cili konsiderohet si mjaft i madh, që t’i motivojë ata edhe më shumë ndërsa Kupa e Botës do edhe 16 ditë që të fillojë.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Tite, konsiderohet si një ndër favoritet për të fituar këtë kompeticion. Nëse verdhejeshilët ia dalin, atëherë ky do të jetë i gjashti në historinë e tyre. Sipas gazetës braziliane “Fola de Sao Paulo” shuma e rezervuar nga federata, është shumë e përafërt me shpërblimin 34 milionë euro, që do të marrë nga FIFA nëse fiton titullin.

Drejtuesit e federatës brazilian publikuan bonusin që lojtarët do të marrin që të shmangin diskutimet dhe debatet brenda kombëtares gjatë kompeticionit. Të tilla tema shpërqendrojnë ekipin, ashtu sikur ndodhi në botërorin e 90 në Itali, ku verdhejeshilët u mundën nga Argjentina në 1/8-at e kompeticionit.

Related posts

Van Gaal fal Mourinho-n – dhe sulmon pronarin e United

Sadik.Autor

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Delo.autor

KAMPION I MADH/ Cristiano Ronaldo fiton një tjetër çmim personal

Isa.Autor

Leave a Comment