Futboll Sport

Botërori 2018/ Rregullorja e Gjermanisë: Ok për një birrë, por seksi…

Rregullat duhet të respektohen, pa asnjë përjashtim. Gjermania, kampionia e botës në fuqi, po përgatitet për turneun që do të zhvillohet në Rusi me objektivin për ta përsëritur. Gjermanët ndihen në gradën për të mbrojtur titullin. Me kusht që rregullat e vendosur nga trajneri Joachim Low të respektohen.

“Djemtë e dinë mirë indikacionin tonë të sjelljes – ka shpjeguar trajneri. E dinë se cilat janë ambiciet tona dhe kush janë kundërshtarët që do tokemi. I vetëm askush nuk mund të bëhet kampion bote, jemi të gjithë një pjesë e një pazëlli”.

Rregullat – Numër një: respekti. Askush nuk mund të vendosë interesin personal para atij të skuadrës. Në Botërorin e vitit 2014 Klose kishte objektivin që të thyente rekordin e golave të brazilianit Ronaldo, megjithatë ai e nisi turneun nga pankina, pa bërë kapriçio. Gjatë turneut ai mori vendin e Gotze-s, i cili bëri hapa pas dhe u ul në pankinë. Në fund ish-sulmuesi i Lazio-s arriti që të shpallej golashënuesi më i mirë në historinë e turneut, ndërkohë Mario, i cili u aktivizua në vendin e Klose-s në finale, shënoi një gol vendimtar.

E bukur dhe historia e Khedira-s, që në ndeshjen finale qëndroi jashtë për një problem fizik. E dinte se nuk mund të jepte maksimumin dhe vendosi që të dorëzonte fanellën e titullarit. Këto qëndrime ishin themelore për suksesin.

“Gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij brenda skuadrës – vijoi trajneri i Gjermanisë. Egoja personale duhet të qetësohet”. Pas çështjes që përfshiu Ozil dhe Gundogan, të fotografuar në një takim me Erdogan, është kërkuar vëmendje maksimale edhe për rrjetet sociale. Foto nga hoteli dhe dhoma e zhveshjes janë të ndaluara. Nuk tolerohen spiunimet: nëse një lajm del për interesa personal, përjashtohet.

Alkooli dhe gratë – Pas tërheqjes nga fusha e stërvitjes lojtarët munden, pasi të kenë marrë leje nga drejtuesit, të takojnë gratë/ të fejuarat/ fëmijët për një kafe dhe një shëtitje. “Kështu atmosfera është më e lehtë – shpjegon Bierhoff, drejtori teknik i kombëtares-. Por në këtë moment lojtarët janë shumë të përqendruar në punë”. Në Rusi ndërkohë të afërmit nuk do të udhëtojnë me skuadrën. Pothuajse bie poshtë pyetja për natën e pasionit. Në të kundërt nuk është e ndaluar që të pihet një gotë birrë ose një shishe verë para se të shkojnë për të fjetur. Por natyrisht pa e ekzagjeruar. Nga ky këndvështrim Low beson te djemtë e tij. Rregulla për t’u respektuar, sidoqoftë, janë të qarta për të gjithë.

Related posts

MOS E HUMBISNI/ Kjo është vila e re 1.5 milionë € e Conor McGregor (FOTO)

Sadik.Autor

NJË LIDER NË MBROJTJE/ Bajerni i Mynihut tenton yllin e Juventusit

F.autor

NUK KANË FUND GOLAT/ Zeniti barazon sërish rezultatin përballë Interit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment