Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Liga e Serie A anulon sfidën, shkak infektimet e shumta me COVID-19 tek skuadra italiane

Tashmë është zyrtare, sfida midis Torinos dhe Sasuolos e cila ishte në program të zhvillohej ditën e nesërme në stadiumin “Olimpico-La Grande Torino” me fillim nga ora 20:45, është anuluar.

Këtë vendim e mori Liga e Serisë A italiane për arsye se skuadra piemonteze është bërë një vatër e “nxehtë” e koronavirusit, dhe thuhej se disa nga rastet e skuadrës granata kanë qenë me variantin e ri britanik të COVID-19.

Këtë lajm e ka publikuar vetë Liga e Serisë A me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar. Vlen të theksohet se ky takim ka një datë të re, dhe do të zhvillohet të mërkurën e 17 marsit me fillim nga ora 15:00.

Related posts

Bejli apo Ronaldo, kush ishte roveshata më e bukur e Championsit? (VIDEO)

Sadik.Autor

MJEKËT SHMANGIN TRAGJEDINË/ Kupa e Afrikës, lojtari rrezikonte të vdiste në fushë (FOTO)

Delo.autor

GAFAT NË MERKATON E VERËS/ Tirana plan për spastrime, ja plani i klubit

Delo.autor

Leave a Comment