Futboll Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Fabio Capello: Real Madridi nuk kanë personalitetin e duhur për…

Kriza e Realit ishte e qartë për të gjithë prej kohësh, por humbja e rëndë dhe eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampioneve, falë disfatës ndaj “fëmijëve” të Ajax, i vuri vulën një sezoni që do të hyjë në histori si ndër më të tmerrshmit e Los Blancos.

Një legjendë si Fabio Capello, i cili në Madrid ka punuar e fituar, por ka duruar edhe kritikat e tifozëve në Bernabeu, mundohet të shpjegojë krizën e Realit, duke folur në Sky Sport.

“Reali i ndeshjeve të fundit, sidomos në ato me Barcelonën, më është dukur një skuadër që ka vuajtur shumë në mbrojtje. Një Real jo dinamik, pa personalitet, sepse kundër Ajaksit luajti me frikë dhe për pasojë pa personalitet. Ndërkaq, Ajax gjatë gjithë ndeshjes konfirmoi gjithçka të mirë bëri në ndeshjen e parë në Amsterdam”.

Santiago Solari refuzon të japë dorëheqjen, ndërsa Capello komenton: “Më parë ishte një trajner spanjoll, Lopetegui, më pas morën Solarin, i cili i njihte të gjithë. Luajtën me shumë lojtarë të rinj, por po them një gjë: ata kanë luajtur mirë jashtë fushe, ka lojtarë që në transfertë janë të mirë të luajnë e të rrezikojnë, por në Bernabeu bllokohen, e vuajnë peshën e fanellës, nuk kanë personalitetin e duhur për ndeshje të tilla.

“Disa lojtarë, për mendimin tim, janë mbivlerësuar fillimisht nga Lopetegui e më pas nga Solari. Cilët? E kam fjalën për Reguilon apo Lucas Vasquez. Vetëm Vinicius po bën diçka.

“E ardhmja? Florentino Perez ka thënë gjithmonë që Mourinho është trajneri më i mirë në botë dhe e largoi pa e dëshiruar diçka të tillë, ndaj është normale që ta rikthejë”.

Ish-trajneri i Realit mendon se eliminimi i Realit mund t’i japë një motivim edhe më të madh Juventusit ndaj Atletikos: “Kjo disfatë e Realit mund të stimulojë edhe më shumë Ronaldon dhe Juven, tani bardhezinjtë duhet të tregojnë që mund t’ia dalin. Do ishte diçka shumë e bukur të shihje jashtë Champions League dy skuadrat e Madridit, pikërisht në vitin kur finalja luhet në Madrid”.

Related posts

Manchester United shfaq interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

Juventusi e ka seriozisht, ofron 30 milion euro për mesfushorin e Milanit

Sadik.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i klubit të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment