Futboll Sport

Botërori 2018/ Si Nils Petersen rrezikoi seriozisht të mos grumbullohej me Gjermaninë

Sulmuesi gjermani Freiburg-ut Nils Petersen ka të drejtën e plotë t’i gëzohet thirrjes me kombëtaren e Gjermanisë në prag të nisjes së fushatës së mbrojtjes së kupës së botës në Rusi. Për 29-vjeҫarin përfshirja në listën paraprake të “Die Mannschaft” është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës së tij. Por ai zbulon në një deklaratë të fundit se si rastësia e shpëtoi nga humbja e trenit më të rëndësishëm të karrierës së tij.

“Po drekoja me shokët e skuadrës së Freiburg-ut dhe pashë se kisha tri thirrje telefonike të humbura në celularin tim nga trajneri Joachim Löw, kështu që shpresova se nuk ishte telefonuar asnjë tjetër. Në ditët e ardhshme planet ndryshuan. U befasova dhe u entuziazmova se u përfshiva në këtë skuadër (Gjermaninë)”, deklaron në konferencën për shtyp të 4-herë kampionëve të botës Petersen.

Më tej ai rrëfen se si u prit lajmi si festë nga babai dhe e fejuara e tij.Petersen u rendit si golashënuesi më i mirë gjerman në edicionin e fundit të Bundesliga-s, duke regjistruar 15 gola në 32 takimet e këtij kampionati. Ai fitoi duelin me homologun e Bayern Munchen Sandri Wagner për të zënë vend në listën paraprake të kombëtares gjermane.

Ende ai nuk ka debutuar me fanellën e ekipit përfaqësues.

Por sulmuesi i Freiburg-ut nuk e ka garantuar biletën e tij në grupin përfundimtar të 23-lojtarëve gjermanë, por avantazhohet prej faktit që ka shënuar më shumë gola si zëvendësues në fushë, më shumë se ҫdo lojtar tjetër i Bundesliga-s. Ai konsiderohet si “joker”-i më i mirë gjerman dhe tekniku Joachim Low mund të ketë një kartë të vlefshme në lojë nëse zgjedh 29 vjeҫarin Petersen.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Finlandë-Francë. Rezultati 0-2

Delo.autor

LIVE/ Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp nga Torino: Dua TROFE të rinj… (VIDEO)

Sadik.Autor

FIFA i ndëshkoi me gjobë, reagon Granit XHAKA: I gëzuar dhe i relaksuar, nesër do të bëjmë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment